Nga Akil Ylli
Se fundmi, me i shquari i te Veremosurve e Vrerosurve ne vendin tone, ideologu i revolucioneve lulashjane, Luboja, i ftoj opozitaret te nxjerrin Pallat, dhe ta pallojne nje here e mire, qeverin fashistoide, s’bashku me oligarket. “Kur mbaron fjala, del palla!”- tha.
Mirpo me kete thirrje, jo aq te sofistikuar, ideologu opozitar, nuk ka bere asnje zbulim, as ka afruar ndonje risi. Shqupi, qysh nga themelimi i tij, ka pase gjithmone si instrument orjentimit, Pallen!
Bile, me duket qesharak, ky far apostulatit. Me kujton romanin humoristik, “Tre vete ne nje varke”, ate fragmentin, ku autori, kishte mare persiper te vendoste nje kornize ne mur, dhe shante e mallkonte tane robt e shpis, me t’madh e t’vogel, qe s’ishin te zote ti gjenin çekiçin, nderkohe qe ay qendronte sherbes, i ulur ne karrige, me bythe perbi çekiç.
S’di pse e ka ndjere te nevojshme Luboja, me ju fut kerkimeve aq fort, sa te na e sjelle Pallen, si instrument te zgjidhjes finale. Ai ka vite, qe predikon si filozofi! Asht ul mbi Palle, kahere!
Problemi i madh i Lubos, eshte, se ja ndryshk radari, e s’eshte ne gjendje me, ta gjeje argumentin, dhe sikur te jete ulur mbi te. Kjo eshte diçka e njohur, nga te gjithe. S’ka nevoje me vra mendjen. Ma kollaj e gjen, sa bajne 7×7. Me perjashtim te ndonjerit!
Kur mbaron fjala- thote Luboja- del palla. Si battut, metaforikisht, edhe mund te qendroje, Si te thuash, qe tashme dikujt, o nje pale, i ka ardhe ne maje te hundes, duke u perpjek me gjithe forcen e arsyes, per ta bindur tjetrin, por ai s’ha pyk, dhe e vetmja mundesi me e vu n’binare, eshte me shpalos pallen e me i hy vendçe, ku i dhemb e ku i djeg!
Megjithse dhuna nuk eshte kurre opsion, aty ku fjala eshte e lire, sepse prek lirin e tjetrit, ne po e marrin ashtu trash, dhe le te bejme gjoja, sikur e kalon klasen. Mirpo nuk eshte ky rasti. Ata per te cilet pretendon Luboja, qe i kane konsumuar fjalet, nuk e dine ku i bjen me shpi, Fjala. Cikli i tyre arsimor, ka fillu me Abetaren e Palloshit, dhe hap, pas hapi, e mbyllin ate, me mesimin e psallmave permendesh, te Bibles se Palloshve. Aty marrin, dhe nje si tip, doktoraturet: Hafiz Pall Filan Fisteku. Hajde merru vesht me ta, po deshe!
Ne 30 vjet demokaci, me sa mbahet mend, Shqupit, vetem dy here i ashte shkref Palla. Nje here ne 2008, kur bene nje marveshje, qe ishte ne interes te tyre, dhe nje here ne 2017, kur ju erdhi veja, me dale. Bile, per kete marrveshjen e dyte, kane tash 4 vjet qe mallkojne veten, pse e bene, megjithse ne fillim e quajten, si triumf i dipllomacis lulashjane.
Tashti, ba me fillu e me i ba Lubos, kronologjin 30 vjeçare te Shqupit, se si ja mrriti objektivit, te plotesoje tere kushtet, per te qene nje organizate palloshesh profesioniste, duhet me pase nge, dhe eshte e pamujtun me e permbledh, ne nje shkrim modest gazete. Per ma teper, kam pershtypjen se ashte krejt e kote. Luboja s’shkeputet dot, nga fantazma e Palles.
Nuk eshte veprim aq fisnike e elegant, qe Lubos ti permenden vitet e burgut, qe ka vuajtur ne diktature, sepse do te ishte njesoj, sikur ti ngulnim gishtin ne plage. Por ndoshta kjo te ndihmon, per te kuptuar, sjelljet prej palle, qe manifeston. SI thone shaka è, te perjetosh per vite me radhe, si menu te perditshme, Pallen. Jo te gjithe kane pasur forcen e mjaftueshme, per ta perballuar.
Neqoftese do t’na detyronin, ti ndajme ata, qe i kane bere balle Palles, at’here gjeja e pare qe do te benim, do t’ishte perjashtimi i Lubos, nga kjo kategori fatlumesh. Keqardhje!
Por megjithate, qe te jemi te ndershem, duhet ta pranojme, qe Luboja nuk eshte palle komplet. Ndoshta mund te kete ndikuar formimi, ose Palla i ka ngec, te hemisferi i teoricenit. Po ta vesh re, jo me kot prodhon, vetem pallavra ne seri. Ka kene me fat, vallahi! Perndryshe do t’kishte bere dhe ai, si gjithe te tjeret: Do kishte gjujt me gure institucionet!
Ka mundesi, qe i gjithi ky pershkrim per Lubon, te mos kete lidhje aspak, me pallimin e hershem, pergjate atyre viteve te tmerrshme, por mund ta kete fale Perendia, i fije si pune Pallet. Mandej kontributin per tu bere Palle persmarit, e ka dhane vet, me ndihmen e mllefit, smires, frustimit, te cilat ja kane bukos neuronet.
Por egziston dhe nje variant, qe perjashton gjithça, nga ato qe jane shkruar me siper. As ka t’beje fare, pallimi ne burg e as ka gisht Perendia, por predispozicioni i Lubos, per tu shtyre drejt vorbulles palljane, dhe fuqia misterioze e Shqupit, per ti thithur Pallet. Nuk e di a e keni vene re, por te gjithe Pallet, i merr ana dajthtas, ka Shqupi!
Tashti, ndoshta po e teprojme, qe po ja ngarkojme tane gjynahet Lubos. Ai vertet eshte, njeri nga te shquarit, por te tille gjen gjithandej, me bollek. Mjafton te hapesh televizorin, te zgjedhesh nje Opium Klub te çfaredoshem, nga ato qe gelojne ne te gjitha kanalet, dhe i sheh aty, tek tymosin gjithe tangerllek, opiumnjonet pallo-haluçinante. Neqoftese ka pase ndonjehere kohe te arte per Palloshet, ajo eshte sot. Prandaj, kush ka ndermend ta çfrytezoje, duhet te nxitoje. Neser ka per te qene vone. Kjo race, eshte e destinuar te shuhet!
Nga i gjithe ai cunan mediatik qe nxisin, njera nga dallget, me duket tamam idiotsi puro. Hajt, po e marrim te mirqene, se Rama eshte i korruptuar, psikopat, injorant, por s’mund ta sulmosh ate, te pika me e forte e tij, siç eshte mirmenaxhimi i dy tragjedive, termeti e pandmia. Jo per gja, por ajo dallge, ka efektin e asaj dallges se kthimit, qe t’mer me vedi, e t’permyt midis detit.
Eshte jasht çdo standarti uman, ai soj mllefit qe mbartin. Aq shume jane verbuar, sa dhe po ta shohin Ramen, tuj ece permi uje, fillojne e tallen: Ku, kuuu, qyqari, se din notin!