osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Luan Qerimi aktori i plejadës që e ngritën teatrin shqiptar

Luan Qerimi aktori i plejadës që e ngritën teatrin shqiptar

Zëri karakteristik, vetulla e harkuar tepër e bën portretin e tij të pangatërrueshëm. Kanë kaluar kohë qysh nga roli i tij i fundit, megjithatë, kush ka parë teatër para viteve ’90, apo vazhdon të ketë për zemër filmat e vjetër shqiptarë, nuk mund të mos kujtojë aktorin Luan Qerimi. Ishte njekohe kur aktori i madh i Teatrit merrte duartrokitje pa fund nga publiku.

Nuk i kanë munguar ofertat për role të ndryshme, edhe pas daljes në pension, por aktori dëshiron që publiku të ruajë për të imazhin e dikurshëm, kur ai ishte në kulmin e karrierës. Luan Qerimi i përket asaj plejade aktorësh që e ngritën teatrin shqiptar. Ishte i prerë më së shumti për role karakteresh dhe janë pikërisht këto personazhe, që nguliten më shumë në mendjen e shikuesit.

Ka luajtur role heronjsh, si ai i Sulejman Vokshit, baballarësh, oficerësh, kuestorësh, bajraktarësh,… herë i veshur me uniformë ushtarake, herë si malësor, herë si gangster me xhaketë kuadratesh, herë me mustaqe të gjata… dhe gjithnjë ka tërhequr vëmendjen me lojën e tij të natyrshme, larg patetizmave, prej të cilit ka vuajtur teatri shqiptar.

E ndonëse përbën një shkollë të gjallë, ai nuk dëshironte të japë mend, të bënte krahasime mes “kohës së tij” dhe kësaj të sotshmes, ndonëse tërheqja tregon se mënyrat e reja të organizimit të punëve sot, në teatër e kinematografi nuk i shkojnë shumë për shtat. I përket një brezi, që rolit i hynin me themeli dhe e ka të pamundur të ndjekë të tjera “rregulla loje”.

Luan Qerimi lindi në 15 tetor të vitit 1929, në qytetin Lushnjës. Ashtu si edhe shumë kolegë të tij, nisi të aktivizohej në moshë të re me trupat amatore. Do të ishte koha e kryerjes së shërbimit ushtarak, kur ai do të binte në sy për talentin e tij, gjatë shfaqjeve që organizoheshin me Teatrin e Ushtrisë .

Teatri Popullor, sot Kombëtar, që aso kohe ishte në hapat e tij të parë, ishte i etur për talente të rinj, për zëra të fuqishëm, si ai i Qerimit, ndaj edhe pa ngurrim drejtuesit e atëhershëm e thirrën të bëhej pjesë e Trupës Profesioniste, në vitin 1954. Ne skenen e ketij teatri do te interpretoje rreth 70 premiera, duke realizuar role protagonistesh, dhe dytesore deri ne vitin 1990. Karriera e tij prej aktori nisi me një rol në dramën “Haxhi Qamili” në vitin 1954, për të vijuar me një tjetër episodik, atë të Skënderit në komedinë “Prefekti” të Besim Lëvonjës.

Por ky do të ishte vetëm fillimi, sepse regjisorët do t’i besonin atij role njëri pas tjetrit dhe sot, atij i numërohen plot 80 syresh në skenën e teatrit. Janë të ngulitura në mendjen e shikuesit rolet e tij në dramën “Lumi i vdekur”; “Shenomeni dhe mua”; “Epoka para gjyqit” e Ekrem Kryeziut, në dramën “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” me regji të Piro Manit, në komedinë “Karnavalet e Korçës” të Spiro Çomorrës, etj.

Por ka interpretuar edhe në perla të dramaturgjisë botërore si drama “Arturo Ui” e Bertold Brehtit, ku luan rolin e Ernesto Romës, interpretimet e tij tek tragjeditë shekspiriane “Hamleti” dhe “Otello”, interpretimin në dramën “Orët e Kremlinit” e N.Pogodinit etj.

Në kinematografi roli i tij i parë do të ishte në vitin 1975, në filmin “Lulëkuqet mbi mure”, për të vijuar me role të tjera të spikatura, si ai i Kalosh Camit në filmin “Shembja e idhujve” në vitin 1977, ai i plakut të Përkolajve në filmin “Besa e kuqe”, ai i Francesk Lukut në filmin televiziv “Koha nuk pret” në vitin 1984, rolin e babai të Merit në filmin “Vdekja e kalit” në vitin 1992. Roli i tij më i fundit është në filmin televiziv “Qëndresa 2” prodhim i “KosovaFilm” në vitin 1998. Për meritat e tij artistike Luan Qerimi në vitin 1989 është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”.

Po atë vit del në pension. Ka qene nje nder aktoret me te angazhuar ne emisionet televizive “Teatri ne Ekran”, apo edhe ne radiodramatizimet “Heroizmi i popullit tone ne shekuj”, “Fjala artistike ne mikrofon” me rreth 200 role. Do të vazhdonte të aktivizohej edhe për pak, për t’u tërhequr përfundimisht nga skena dhe ekrani 1990.

Kinematografi 1964 — Toka jonë……..Cubi 1965 – Vitet e para…..Zv Ministri 1976 — Lulëkuqet mbi mure……Sandro,Kuestori fashist 1977 — Shembja e idhujve…….Kalosh Cami 1982 — Nëntori i dytë ………Sali Drenica 1982 — Besa e Kuqe….Ndoc Marku 1983 — Zambakët e bardhë (Film TV)……Babai i Luljetës 1983 — Gracka….Majku 1983 — Eja…….Mojsiu 1984 — Vendimi…..Antonio,Kuestori i Tiranës 1984 — Koha nuk pret (Film TV)……Françesk Luku 1985 – Te paftuarit……. 1987 – Telefoni i nje mengjezi…… 1990 — Shpella e piratëve………Gjon Baba 1991 — Vdekja e kalit……..Babai i Merit 1992 – Pas fasades…… 1998 — Qëndresa (Film TV)………. Teatër 1954 – “Haxhi Qamili” 1954 – “Prefekti” 21/03/1954 — “Otello” e Shekspirit 16/04/1954 — “Toka jonë” e Kolë Jakovës 22/05/1955 — “Përleshja” e Xhemal Brojës 03/11/1957 — “Orët e Kremlinit” e e N.Pogodinit 24/06/1960 — “Hamleti” e Shekspirit 27/11/1960 — “Dragoi i Dragobisë” e Xhemal Brojës 23/01/1964 — “Karnavalet e Korçës” e Spiro Çomorrës 20/02/1965 — “Qielli i kuq” e Tafik Çaushit 04/03/1966 — “Muri i madh i pakapërcyeshëm” Xhan-Huan 29/06/1966 — “Tri të shtëna pushke” e Ibrahim Uruçit 22/11/1966 — “Përkolgjinajt” e Kolë Jakovës 07/03/1967 — “Cuca e Maleve” e Loni Papës 21/01/1968 — “Heronjtë e Linasit” e Sulejman Pitarkës (Artisti i Popullit ) 13/02/1969 — “Shokët” e Bashkim Kozelit 06/04/1969 — “Prefekti” e Besim Levonjës (Artist i Merituar)…….Skënderi 04/03/1971 — “Arturo Ui” e Bertold Brehtit……..Ernesto Rroma 30/10/1971 — “Viti 61” e Fadil Paçramit 10/05/1972 — “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” e Piro Manit (Artist i Popullit ) 24/01/1973 — “Sinjali i kuq” e Bashkim Kozelit 09/11/1974 — “Tymra që pastrohen” e Zisa Cikulit 14/12/1980 — “Epoka para gjyqit” e Ekrem Kryeziut 16/10/1981 — “Komunistët” e Ruzhdi Pulahës……..Xhiovani,Kuestori i Tiranës.