osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Luan Leka “bosi i Conad, EHW dhe ujë “Qafë Shtama” me disa vepra të rënda penale duhet të përgjigjet para drejtësisë! SPAK kallëzimet në sisrtarë

Luan Leka “bosi i Conad, EHW dhe ujë “Qafë Shtama” me disa vepra të rënda penale duhet të përgjigjet para drejtësisë! SPAK kallëzimet në sisrtarë

Biznesmeni Luan Leka, patjetër që ka dhënë para për ta bllokuar dhe pushuar kallëzimet dhe dosjet penale ndaj tij.

Pronësia e truallit të Gjirit të Kakomesë, prokurori Sali Hasa i arrestuar dhe gjithë gjyqtarët e shkarkuar të dosjes hedhin hije mbi aferë korruptive që nisi me Shabani Memin ish-drejtorin e Sali Berishës në krye ALUIZNI-t, i akuzuar se ka grabitur Gjirin e Kakomesë, duke ia kaluar biznesmenit Luan Leka, për ndërtimin e një fshati turistik, i cili deri më sot ka mbetur vetëm në letër.

Më datë 23.06.2004, Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë miratoi zhvillimin e një strukture turistike në gjirin e Kakomesë. Në vijim Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit nënshkroi me shoqërinë “Riviera” shpk (sot “Riviera Kakome” shpk) marrëveshjet e zhvillimit dhe të qerasë për përdorimin e një trualli në pronësi shtetërore për 99 vjet. Në atë kohë, nisja e punimeve u pengua nga banorët e fshatit Nivicë, një fshat malor i ndodhur rreth 7 km larg Gjirit të Kakomesë. Banorët e fshatit Nivicë pretendonin njohjen e pronësisë mbi këtë truall.

Në vitin 2006, subjekti “Bashkëpronësia e Fshatit Nivicë” i është drejtuar Komisionit Vendor të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Qarkut Vlorë duke kërkuar njohjen, kthimin dhe kompensimin e një sipërfaqeje trualli në Gjirin e Kakomesë, sipërfaqe e cila ndërkohë ishte në pronësi shtetërore. Komisioni, me Vendimin nr. 204, datë 18.07.2006, rrëzoi kërkesën e subjektit “Bashkësia e fshatit Nivicë”.

Bashkësia e fshatit Nivicë e ankimoi vendimin e Komisionit të Qarkut Vlorë, pranë Agjencisë për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave. Agjencia, me vendimin nr. 244, datë 07.09.2007, hodhi poshtë kërkesat e Bashkësisë së Fshatit Nivicë duke mos njohur bashkëpronësinë e Bashkësisë së Fshatit Nivicë mbi truallin në Gjirin e Kakomesë.

Bashkësia e Fshatit Nivicë e ankimoi Vendimin nr. 244 në rrugë gjyqësore. Padia e Bashkësisë së Fshatit Nivicë u rrëzua në të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe Vendimi nr. 244 i Agjencisë për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, i cili njeh pronën si pronë shtetërore, është lënë në fuqi nga të gjithë shkallët e gjyqësorit, konkretisht me vendimet e mëposhtme:

Vendimi nr. 7153, datë 28.07.2008 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Vendimi nr. 786, datë 15.06.2009 i Gjykatës së Apelit Tiranë;
Vendimi nr. 362, datë 07.07.2011 i Gjykatës së Lartë.
Vendimi nr. 75, datë 15.06.2012 i Gjykatës Kushtetuese.

Sot shumica e këtyre gjyqtarëve janë shkarkuar nga vettingu për fshehje të ardhurash dhe korrupsion!

Në gusht të vititi 2021 dosja e Kakomes është dorëzuar nga banorët në SPAK kundër Luan Lekësë, Shaban Memia, Dritan Çelaj dhe Andri Dhimës, drejtor kadastre-Sarandë

Dyshimmet

1-Dosja penale Nr. 111/32, datë 23.04.2018, personi i kallëzuar në Prokurorinë e Sarandës, është biznesmeni i “EHW”-së dhe “Conad”, Luan Leka, akuzuar me 57 prova shkresore zyrtare të falsifikuara, me të cilat ka grabitur 21 hektarë tokë, pronësi e banorëve në Nivicë-Kakome dërgoi pas hekurave prokurorin e Sarandë Sali Hasa

Kjo dosje u regjistrua, por pas 10 ditësh, pa u hetuar fare, u pushua për “mungesë provash”, me vendim të prokurorit Saliut të prokurorisë, i cili nuk i konsideroi “prova” dokumentet e falsifikuara të pronësisë së tokës, realizuar nga mafiozi Luan Leka.

Mbyllja e kësaj dosjeje nga prokurori Sali Hasa, në favor të Luan Lekës, është vërtetuar e cilësuar shkelje e rëndë dhe në Raport-Inspektimin Nr. 56/1, që Prokuroria e Përgjithshme i ka bërë Kallëzim-Dosjes Nr. 111/32, datë 23.04.2018, pas ankesës së banorëve të Kakomesë.

Një rast tjetër zhvatje nga mafiozi Luan Leka

2- Një padi për falsifikim dokumentesh për tjetërsim pronash është regjistruar në Prokurorinë e Tiranës me datën 19.10.2020.

Shtetasi Përparim Braçe ka paditur ish-drejtuesen e Hipotekës në Tiranë, Lediana Bardhi, dhe biznesmenin Luan Leka

Gjatë hetimeve është zbuluar se janë të përfshirë në këtë skandal edhe zyrtarë të tjerë shtetorë.

Dy nga personat që janë vënë në hetim janë të punësuar pranë ASHK-së, ndërsa një tjetër te Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Zyrtarët nën hetim janë Ledian Bardhi, Rajmonda Dashi, Thanas Leka dhe Dario Vasili.

Lediana Bardhi, ish-kryeregjistruese në Tiranë, Rajmonda Dashi, ish-drejtoreshë e Hipotekës në Durrës, ndërsa Thanas Leka me detyrë si Drejtor në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Qendër.

Pa kaluar te hetimet, të cilat do t’i trajtojmë në një tjetër shkrim, është për t’u theksuar fakti se si një pronë është regjistruar në emër të biznesmenit Luan Leka, pa dokumentacionin përkatës.

Sipas dosjes hetimore, Leka e ka përfituar këtë pronë në mënyrë të dyshimtë, duke i mbështetur në ekspertizën e një eksperti të marrë nga vetë ai.

Prokuroria konfirmon se pasuria në pronësi të të kallëzuarit Luan Leka me numër.2/527/ND-NI,vol.29, fq..51, 1,1, Sip 97.7 është e regjistruar pa pasur dokumente ligjore për regjistrimin e saj.

“Njësia me sipërfaqe 97.7 e ndodhur në katin përdhe tek godina: Muhamet Gjollesha, referuar dokumentave ekzistues është në kundërshtim me ligjin “Për mungesë të ndarjes sipas ligjit përcaktuar në nenin 207 “Me marrëveshje mes bashkëpronarëve dhe akt noterial “dhe sipas nenit 227 të Kodit Civil.

Eshtë shkelur neni 43 te Ligjit 33/2012 “Per Regjistrimin e Pasurisë se ndarja behet me akt noterial e plan rilevimi, me kërkesë e me shkrim të pronarit të vetëm apo të të gjithë pronarëve pasurie të paluajtshme, “kërkesë, e cila shoqërohet me planimetri të sendeve pa të cilat nuk mund të kryhen veprime regjistrimi dhe ndryshim pronësie”, thuhet në vendimin gjyqësor të datës 10.06.2022.

Si e përfitoi pronën pa dokumente “bosi i mishit”?

Regjistrimi i pasurisë në pronësi të Luan Sami Leka me Nr.2/527. volum 29, Faqe 51, ZK 8250, “njësi” me sipërfaqe prej 97.7 m2, e ndodhur në katin përdhes të godines 7-katëshe+kat nëntokësor në Rr.”Muhamet Gjollesha”, referuar dokumentacionit që fillimisht është bërë nga regjistruesi Fetah Hasanaj në vitin 2011 dhe pajisur me certifikatë nga Lediana Bardhi, ish-Regjistruese e ZVRPP Tiranë, me Urdhrin Nr.3( 02.12.2015 është bërë duke përdorur si dokument planimetrinë e ndarjes së sipërfaqes prej 97.7m 1 nga gjeodet privat Abdulla Parllaku, i caktuar nga Luan Leka.

Punonjësit që kanë bërë përpunimin e dokumentacionit për regjistrimin e kësaj prone janë Rajmonda Dashi me detyrë ish-shefe sektori zona 1 në vitin 2015, Dario Vasili me detyrë ish-specialist te sektori zona 1 në vitin 2015, si dhe Thanas Leka me detyrë ish-specialist hartograf zona 1 në vitin 2015.

“Nga dokumentacioni i administruar në fashikullin e hetimeve, deklarimet dhe pershkrimin e fakteve rezulton se, punonjësit kanë regjistruar pronën prej 97.7 m2 në emër të shtetasit Luan Leka, pa patur asnjë lloj marrëveshje mes palëve , pa qenë e përcaktuar saktë pjesa takuese e pronës në katin përdhe”, thuhet më tej në vendimin gjyqësorë, të datës 10.06.2022./CNA.al

Ndërsa biznesmeni mafioz Luan Leka vazhdon importin e mishit e pulave kancerogjene për prodhim sallami “EHW”, dhe ushqimet mbetje të botës.

Supozohet të jetë çështja primare e kompanive apo supermarketeve që tregtojnë produkte konsumi për qytetarët shqiptarë.

3-Mirëpo, në praktikë ndodh ndryshe, pasi produkte të shumta ushqimore rezultojnë vijojnë të shiten në supermarkete edhe pasi u ka kaluar data e skandencës, duke u shndërruar kështu në një rrezik potencial për shëndetin e çdo konsumatori.

JOQ Albania publikon një denoncim nga denoncimet e panumërta siç pretendon ajo, që tregojnë se si supermarkete të ndryshme në vend shesin produkte të skaduara, ose jashtë çdo standardi, ndërsa institucioni përkatës, AKU, herë është në ‘gjumë letargjik’ e herë bën ‘një sy qorr e një vesh shurdh’, duke favorizuar oligarkët që i kanë në pronësi, të cilët shpesh herë rezultojnë të kenë lidhje të ngushta me këtë administratë

Kësaj here bëhet fjalë për rrjetin e supermarketeve Conad Albania, i cili ndonëse disa kohë më parë u gjobit me 15 milion lekë për shitjen e produkteve të skaduara, sërish vijon “zakonin” që s’e ka harruar, duke treguar produkte ushqimore të skaduara, që në vetvete janë si një “minë me sahat” për shëndetin e konsumatorëve.

E megjithatë, kjo gjobë nga AKU ishte e papërfillshme krahasuar me dëmin që produktet e skaduara mund të shkaktojnë tek konsumatorët, të cilëve mund t’iu rrezikohet edhe jeta.

Rasti më i fundit ka të bëjë me një pako makarona, të cilat edhe pse datën e skadencës e kanë të rregullt, rezultojnë të jenë të mykura, gjë e cila ka skandalizuar qytetarin që i ka blerë.

Oligarku Leka me siguri që ka dijeni për abuzimet e vazhdueshme të bëra në kompaninë e drejtuar prej tij, pasi raste të tilla janë denoncuar vazhdimisht edhe për produktet të cilat shiten të skaduara dhe me myk brenda në supermarket, raftet e të cilëve duket se kanë zënë merimanga.

Duket se kjo është taktikë e njohur nga rrjeti i supermarketeve Conad, ku datat e skandencës shpesh mbivendosen për të fshehur realitetin, rqste të denoncuara nga vetë konsumatorët e skandalizuar për cilësinë.

https://www.instagram.com/p/B_3LdQbh4cy/?utm_source=ig_web_copy_link

Kjo gjë është praktikë e njohur ku supermarketet, për të mos çuar dëm produktet që iu ngelen pa shitur, i ndërrojnë datën e skandencës, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e konsumatorëve…vazhdojnë.