Nuk kam pare ende asnje prove qe polici tentoi nxjerrjen e armes ndaj deputetit Luan Baçi.
Polici ka dhe pranga; ka dhe mjete paralizuese qe mund t’i perdore ne vetmbrojtje.
Deklarata zyrtare e policise thote qe efektivet nuk kane qene te pajisur me arme zjarri dhe kjo eshte lehtesisht e vertetueshme pasi diku ekziston me patjeter nje dokument qe ka percaktuar nivelin e tyre te armatimit ne planin e masave perkatese.
Mos kerkoni te beni kot heroin me nje polic te shkrete aty qe perveç uniformes mbi lekure; ka dhe instiktet nen lekure dhe mundet qe dora te shkoje ne brez nga instikti dhe duke qene pa arme fare.
Kjo nuk eshte lufte; ky eshte cirk me hallexhinjte.
Shfaqje boshe dhe kotesi.
Me gjithe respektin per Luan Baçin; por ai nuk ka nevoje te beje heroin ne Tirane; mjafton te mos ndeze perçarje ne PD e Fierit, pasi me ç’kam degjuar ai ka shprehur pakenaqesi te madhe ndaj delegatit Gaz Bardhi e ca tjereve aty qe i ka caktuar komanda e larte e Bashkimit Sovjetik. (Habjon Hasani)