osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Luan Baçi i trembur: S’jam pishman për foton me vrasësin e policit në Fier! Mërnica familje demokrate e nderuar… por me disa vrasëse!

Luan Baçi i trembur: S’jam pishman për foton me vrasësin e policit në Fier! Mërnica familje demokrate e nderuar… por me disa vrasëse!

Deputeti Luan Baçi i ftuar në “Studio Live” në Report Tv pohoi sërish njohjen me Azgan Mërnicën autorin e vrasjes së policit Novruz Cenalia në Fier, por edhe me fisin e tij, ndërsa mohoi lajmet se ai ka qenë pjesë e Strukturës së Armatosur të PD për Mbrojtjen e Votës në 2021.

“Nuk e mohoj që e njoh fisin dhe familjen Mërnica, janë familje e nderuar, janë demokratë, nuk e mohoj. Sa për atë që kanë shkruar se ka qenë pjesë e ekipit të strukturuar për votën, fotoja ime aty është në fshatin Sulaj aty ku banon i riu, aty kanë qenë të gjithë ata të rinj që donin një foto me mua dhe donin që t’u përmendej dhe emri”, tha Baçi në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj.

Deputeti demokrat thotë se nuk është bërë pishman për foton me Mërnicën, ndërsa ka shpjeguar dhe se ku është realizuar.

“Është për t’u pasur zili media që e ka gjetur. Nuk jam fare pishman për atë foto që kam bërë. Rastësia dhe fati i keq i këtij të riu bëri që të ketë një fund tragjik për një të ri tjetër, një punonjës policie. Nuk dua të komentoj fare se nga ka dalë foto, s’do kisha kontestim edhe nëse i nxjerr media. Atë detyrë kanë”, tha Baçi.

Gënjeshtër Baçi ka quajtur lajmin se vrasësi i efektivit të policisë ka qenë pjesëmarrës aktiv në të gjitha protestat e dhunshme të Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës. Madje ai ka kërkuar që këto akuza të vërtetohen me foto.

“Lidhja që i bëjnë pastaj dhe aq më tepër kur lexova se paska qenë pjesëmarrës në protestat e dhunshme para bashkisë kjo është një gënjeshtër me bisht. Po të ketë qenë e sigurt që do e kisha parë dhe po të mos e shikoja unë e sigurit që do vinte të më fliste . Gjithsesi edhe mund të jetë por ata që e thonë ta nxjerrin një foto e ta vërtetojnë se ka qenë. Jo ta shfrytëzojnë politikisht e të thonë se PD paska kontigjente në radhët e saj”, shtoi deputeti.

23-vjeçari vjen nga një familje me një histori të gjatë për përfshirjen në ngjarje kriminale. Babai i tij ka vuajtur dënimin me 20 vjet heqje lirie për vrasjen e kunatit. Njëri prej vëllezërve ndodhet aktualisht në burg, i dënuar me 19 vjet heqje lirie për një vrasje të ndodhur në 2019-n. Edhe vëllai tjetër vuan po ashtu dënimin me burg në Gjermani. Në rastin e tij mbetet e paqartë se për çfarë është dënuar.