Ambasadori Amerikan Donald Lu, ka dhënë intervistën e tij të fundit, në prag të largimit nga Shqipëria, përballë gazetarit Sokol Balla.
Ai është shprehur I skandalizuar për rastet Balili, Shullazi e Lul Berisha, ndërsa është shprehur se Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku dhe Ardi Veliu do të gjykohen mbi faktin nëse do të jenë të aftë t’i vënë këta kriminelë pas hekurave.
“Unë, për vete, jam i skandalizuar që dy vjet e gjysmë pasi qeveria greke nxori urdhër-arrestin, ende nuk e kemi kapur Klement Balilin. Jam i skandalizuar që Lul Berisha lirohet herët nga burgu dhe që mund të ecë i lirë nëpër rrugët e Durrësit. Dhe jam i skandalizuar që këtë javë që keni gjyqin e Shullazit, ku Shullazi vetë ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq.
Si ka mundësi që ky vend të ecë përpara kur ndodhin këto gjëra? E di që Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku dhe Ardi Veliu do të gjykohen mbi faktin nëse do të jenë të aftë t’i vënë këta kriminelë pas hekurave.” – u shpreh Donald Lu në emisionin “Real Story”.
Por këtu Lu gabon nuk është Fatmir Xhafaj e as Arta Marku aq më pak ardi Veliu që dërgojnë pas hekurave fajtorë apo të pafajshmit. Janë gjykatat si në gjithë botën edhe në vendin ku ka origjinën por edhe në vendin të cilit i shërben. Ndaj këtu zoti Lugabon në gjykim dhe adresim të fajit.