osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

LSI partia më e shqetësuar nga hapja e dosjeve të bujshme: Vasali nis sulmet dhe akuzat ndaj drejtësisë së re, del hapur kundër amerikanëve

LSI partia më e shqetësuar nga hapja e dosjeve të bujshme: Vasali nis sulmet dhe akuzat ndaj drejtësisë së re, del hapur kundër amerikanëve

LSI duket se është partia më e shqetësuar nga lëvizjet e drejtësisë së re. Një sërë dosjesh po rihapen, ndërkohë që edhe amerikanët po japin ndihmën e tyre për të goditur të korruptuarit.

Por kjo gjë duket se ka shqetësuar partinë e presidentit Meta. Prej një kohe të gjatë kjo parti ka sulmuar ashpër organet e reja dhe i ka akuzuar si të kapura nga qeveria. Ka qenë nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili e ka quajtur si propagandë reformën në drejtësi në vend. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai bën me dije disa faktet që sipas tij tregojnë se drejtësia e re është jo funksionale.

Vasili theksoi se gjykatat në vend kanë mungesë të anëtarëve, ndërsa vijoi më tej duke thënë se shumë çështje janë të mbartura në këto gjykata prej disa vitesh. Ja faktet që tregojnë qartë arkitekturën antifunksionale dhe totalisht të mangët të sistemit të drejtësisë në të gjitha nivelet, pas plot 5 vjetësh të reformës së miratuar në 21-22 korrik 2016. Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar aktualisht ka 4 anëtarë nga 11 anëtarë që duhet të ketë. Gjykata e Lartë sot ka 7 gjyqtarë nga 19 që duhet të kishte.

Sot në këtë gjykatë çështjet e mbartura vijojnë të jenë mbi 30. 000 mijë dhe që datojnë prej vitit 2016”, tha ai. Qëndrimi i tij duket se është dhe kundër SHBA. Ambasadorja Kim ka theksuar disa herë se reforma është në rrugën e duhur, por LSI duket se ka mendim ndryshe. Ndër të tjera, ai u shpreh se edhe në gjykatat e rretheve ka vonesa masive, me vite sa i përket shqyrtimit të çështjeve. Sipas tij, gjykatat në vend nuk kanë numrin e gjyqtarëve që përcakton ligji.

“Gjykata e Apelit Administrativ sot ka 8 gjyqtarë, nga 13 që duhet të kishte sipas organikës. Sot në këtë Gjykatë shqyrtohen çështje të vitit 2016. Sipas ligjit, shqyrtimi në Gjykatën Administrative duhet të përfundojë 30 ditë pas administrimit të ankimit.

Gjykata e Apelit Tiranë sot ka vetëm 9 gjyqtarë, nga 31 që duhet të kishte sipas organikës. Edhe në këtë gjykatë shqyrtohen çështje me vite vonesë (2016) dhe ka shumë probleme me formimin e trupave gjyqësore. Ka 14 000 dosje që presin gjykimin. Ka gjykata që nuk formojnë as një trup gjyqësore me 3 anëtarë, ndërkohë që në gjykatat e Rretheve përditë reduktohet numri i gjyqtarëve për shkak të procesit vetting”, tha ai.

Vasili sulmon amerikanët

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili teksa e ka cilësuar reformën si propagandë, ai tha se reforma duhet që të përballet me fakte reale. Ndër të tjera, ai ka sulmuar hapur edhe ndërkombëtarët. “Reforma në drejtësi, propaganda përballë fakteve reale!

Sa herë që shqiptohet fjala reforma në drejtësi nga qeveria dhe disa ndërkombëtarë shpërthen një logore propagandistike e padëgjuar. Asnjë qytetar në Shqipëri nuk ka nevojë për propagandë të shpifur, por për fakte të vërteta”, shkruan ai. Sakaq, Vasili u shpreh se sistemi i drejtësisë sipas tij, është në një situatë të rëndë. Ai theksoi se ky sistem drejtësie nuk është duke garantuar për qytetarët e vendit mbrojtje.

“Asnjë analizë objektive nuk ka për këtë situatë kritike. Asnjë strategji nuk ka për të zgjidhur këtë deformim shumë të rëndë të sistemit të drejtësisë. Kjo situatë tepër e rëndë nuk prodhon drejtësi për qytetarët, por prodhon cilësi tepër të ulët në dhënien e drejtësisë, vonesa skandaloze e tepër të dënueshme si dhe “garanton” pandëshkueshmëri për pushtetarët. Çdo gjë, po bie mbi qytetarët e thjeshtë të të cilëve të drejtat e çdo lloji, po ju cenohen e dhunohen çdo ditë dhe kjo drejtësi e sakatuar nuk iu garanton as mbrojtjen minimale të tyre”, tha Vasili. /NGA SIDORELA BRAÇJA