Kryedemokrati Lulzim Basha ka zgjedhur të dalë në një deklaratë për mediat së bashku me krerët e partive aleate.
Ka qenë Fatmir Mediu ai që ka folur i pari për vendimin e lënies së mandateve, i cili u shpreh se vendimi ka qenë unanim.
Për Vangjel Dulen, misioni i opozitës nuk përfundon me kaq. Ai tha se kërkohet një mbështetje e të gjithëve.
Ndërkohë për Nard Ndokën, Rama është kapur duke vjedhur ndaj dhe duhet një reflektim.
Në përfundim të deklaratave Lulzim Basha tha se parlamenti aktual nuk është legjitim, pasi mandatet e mazhorancës janë rezultat i lidhjes me krimin dhe oligarkët.
“Mos humbisni kohë me budallallëqet e një njeriu të ç’ekuilibruar. E gjithë opozita ka marrë një vendim për t’iu bindur urdhrit të qytetarëve shqiptarë. Të tjerat janë budallallëqe për të devijuar të vërtetën. Edi Rama nuk është më kryeminsitri i shqiptarëve” – tha Basha.
Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është shprehur ende zyrtarisht për opsionin e djegies së mandateve. Pavarësisht takimit me Bashën në zyrën e këtij të fundit, Monika Kryemadhi nuk ka pranuar të komentojë për mediat vendimin e partisë së saj.