Nga Mero Baze
Lëvizja Socialiste për Integrim është duke bërë atë që di të bëj më mire. Ta bëj të ndjehet I pasigurt aleati I vet me të.
Partia Demokratike është nën presion një vitë para zgjedhjeve lokale, për të qetësuar LSI, nëse do jetë në aleancë me të, apo jo, dhe nëse po, atëhere gjërat duhet të vendosen qysh tani.
Ka shumë njerëz që e konsiderojnë këtë një përpjekje për të poshtëruar Partinë Demokratike. Ka të tjerë që mendojnë se LSI e bën të ndal hemoragjinë e rrjedhjes së mundëshme të elektoratit drejt Partisë Socialiste. Por në fakt fuqia e LSI dhe aftësia e saj për të negociuar varet pikërisht nga kjo mënyrë e të bërit politikë. E vetmja armë e fort politike e LS`I, ka qenë gjithnjë të qënit e pasigurt për aleatin e vet.
Nëse ka një gjë që e karakterizon aleancën katërvjeçare të LSI, me Partinë Socialiste, është pikërisht fakti, që socialistët nuk ishin të sigurt asnjë ditë, nëse e kishin aleat LSI, apo jo. Sapo gjërat dukeshin sikur ishin në rregull, gjithmonë shfaqej një sinjal pasigurie, një krizë, një mos komunikim, një thirrje për largim nga koalicioni etj. Për katër vite së pak dy here në vit koalicioni ka qenë gati për tu prishur, dhe shpesh jo vetëm për faj të LSI, por për shkak të stilit të saj, të mos dhënies siguri për aleatin. Krijimi I pasigurisë për Edi Ramën ka qenë sport ditor I çdo figure poltike të LSI.
LSI e konsideron dobësi të saj, biles shfrytëzim të saj, nëse aleati I saj, ndjeht I qetë, duke e llogaritur atë si numura të thjeshtë.
Fal kësaj mjeshtërie, ata e bën Partinë Sociaste, që një vit para zgjedhjeve të përsëriste çdo muaj thirrjen për tu ulur për Marrëveshjen e re dhe asnjëherë nuk e morën atë përgjigje. Fal këtij shantazhi ku e futën PS, në muajin e fundit para afatit të koalicioneve, ku nga një anë LSI ndizte zjarrin në çadër dhe nga ana tjetër ngrohte gjëllën në zyrat e qeverisë, Ilir Meta arriti të mar postin e presidentit dhe nja dhjetë deputetë në listën pritëse të PS, duke u bazuar në skenarin që do hynin në zgjedhje pa opozitën kryesore. Ishte e vetmj ajavë q ëmund ti merrte këto, fal talentit se si I futi dy palët në luftë për të marrë gjërat e veta. Një javë më pas nuk do merrte asgjë.
Sapo e siguroi këtë, LSI I doli përball PS, duke ju bashkuar opozitës dhe duke konsideruar që nuk do të kishte marrëveshje për zgjedhje, nëse nuk realizoheshin kërkesat e tyre.
Ishte ky shantazh final, darka ku Petrit Vasili, Shëptim Idrizi, Agron Duka Vangjel Dulja dhe Lulzim Bash au bën bashkë përballë Edi Ramës, që e ktheu Edi Ramën në identitet dhe me një palë tuta dhe një dorë në qafë Lulzim Bashës, zhbllokoi situatën dhe mori I pastër zgjedhjet I vetëm.
Është kjo që LSI po bën tani dhe me Partinë Demokratike. Në ditët më të këqija të Lulzim Bashës ku ai nuk mbledh dot faturat se si ka shpërndarë lekët për fushatë, LSI po përpiqet ti tregoj se ka dhe alternativa të tjera. Biles duke përdorur dhe shtypin më afër PS, por dhe lobe ndërkombëtare të afërta me të dy palët. Ata janë realishtë duke lobuar për një garanci të re nga socialistët për koalicion.
E gjithë kjo synon futjen nën presion të PD para zgjedhjeve, dhe mbi të gjitha, për të mbajtur me shpresë elektoratin e vet, se gjërat po ndryshojnë.
Nuk janë duke bërë asnjë mëkat. Po bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë. Biles këtu, më shantazhues, se zërat e LSI, është indiferenca e PS, e cila bën sikur nuk e ka mendjen tek ajo që po ndodh. Kjo e shantazhon dhe më shumë Lulzim Bashën, I cili LSI e ka kthyer në identitet të mundësisë së ardhjes në pushtet.
Nga e gjithë kjo do të kemi dy rezultate. I pari dhe më I pritëshmi është futja në panik e Lulzim Bashës, për ta detyruar atë të shkoj përsëri tek vendimi ekstrem për të mos hyrë në zgjedhje dhe LSI pastaj të përpiqet të negocioj këtë krizë “me qetësi dhe dashuri” , për tu thënë socialistëve, se jeni në dorën time, nëse e doni opozitën në zgjedhje.
Rezultati I dytë më I butë, do të jetë që Lulzim Basha ti thërras që tani, e tu tregoj pjesën që do tu jap. Në të dy rastet janë duke bërë politikën e tyre dhe askush nuk ka të drejtë ti paragjykoj për mungesë morali.
Nëse herën e pare, Basha dhe Rama ja dolën këtij shantazhi, duke u bërë bashkë kundër LSI, tani janë të dënuar ta përballojnë këtë shantazh ndarazi. Basha duke u treguar se është gati të shkoj në luftë edhe pa ata, ndërsa Rama duke treguar, se nuk është gati të filloj përsëri të marr ilaçe për dhimbje koke, nga aleanca me ta.