Lëvizjes Socialiste për Integrim i rrjedhin votat për bursën në energji
Kuvendi ka votuar projektligjet që ishin në rend të ditës së sotme, pas një seance ku nuk munguan debatet dhe akuzat mes palëve.
Projektligji për bursën e energjisë përçau grupin e LSI-së, pasi 5 deputetë të saj votuan pro në parim.
PD nuk ka votuar, ndërsa deputetët e LSI-së Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti, Shezai Rrokaj, Nasip Naço dhe Tusha kanë votuar pro në parim.
Parlamenti ka miratuar me procedurë të përshpejtuar edhe ligjin për vettingun në polici, i cili ka marrë 86 vota pro dhe 1 abstenim., duke i hapur rrugë rrugë vettingut të 13 mijë policëve.