osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

LSI drejt kapitullimit, 54 këshilltarë bashkiakë dhe 9 kandidatë për deputetë e kanë braktisur, Kryemadhi pendohet për djegien e mandateve

LSI drejt kapitullimit, 54 këshilltarë bashkiakë dhe 9 kandidatë për deputetë e kanë braktisur, Kryemadhi pendohet për djegien e mandateve

Lëvizja Socialiste për Integrim rrezikon seriozisht kapitullimin. Djegia e mandateve duket se po dëmton më tepër partinë e presidentit, krahasuar me Partinë Demokratike. Për këtë të fundit shumë pak kandidatë nga lista pasardhëse kanë pranuar të bëhen deputetë, duke refuzuar kështu të thyejnë vendimin e opozitës.

Por nga LSI deri më tani shumica e kandidatëve të listave të deputetëve të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, kanë pranuar që të bëhen ligjvënës duke dalë kundër vendimit të Kryemadhit, edhe pse kjo e fundit herë pas herë iu ka bërë presion duke i etiketuar si “tradhtarë”.

Në total janë plot nëntë kandidatë për deputetë që kanë braktisur Monika Kryemadhin, duke pranuar të bëhen deputetë. Po kush janë deputetët që thyen vendimin e opozitës? Bëhet fjalë për Aurora Marën, e cila pranoi mandatin e deputetit nga radhët e LSI për qarkun e Dibrës.

Ndërsa kandidati tjetër që pranoi të bëhet deputet është Ylli Shehu në qarkun e Tiranës. Po ashtu, pranoi mandatin e deputetit për qarkun e Tiranës edhe Edmond Rrushi, ndërsa iu përgjigj pozitivisht thirrjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të qenë deputet në këtë qark edhe Ralf Gjoni.

Sakaq, kandidati tjetër që pranoi të bëhet deputet nga radhët e LSI është Enver Rroshi, i cili përfaqëson qarkun e Elbasanit. Gjithashtu, kandidate që pranoi të bëhet deputete është edhe zonja Ediola Braho, e cila përfaqëson qarkun e Gjirokastrës nën siglën e LSI. Ndërsa kandidat tjetër është Edlira Hysi, e cila u bë deputete në qarkun e Durrësit. Gjithashtu, kandidatja tjetër që pranoi të bëhet deputete është Elda Hoti, e cila përfaqëson qarkun e Lezhës.

Ndërkohë që është në pritje për t’u bërë deputet, pasi ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ edhe Nimet Musai, i cili vjen nga listat pasardhëse të LSI për qarkun e Fierit. Pra, duke parë këtë trend, shumë shpejt 17 deputetët e LSI në Parlament do të zëvendësohen shpejt.

54 këshilltarë bashkiakë “dezertojnë” nga LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim po humbet terren edhe në pushtetin vendor. Prej më shumë se një viti kjo parti është përfshirë nga dezertimet, ku plot 54 këshilltarë kanë braktisur Kryemadhin për t’iu bashkuar socialistëve. Më konkretisht në Bashkinë Fier, janë larguar 7 këshilltarë nga LSI drejt PS; ndërsa në Bashkinë Tiranë 4 këshilltarë. Po ashtu edhe në Bashkinë Gjirokastër janë larguar 3 këshilltarë, ndërsa në Bashkinë Korçë 4 këshilltarë.

Sakaq, largime këshilltarësh ka pasur edhe në Bashkinë Durrës, ku 4 këshilltarë të LSI iu bashkuan PS. Nga ana tjetër në Bashkinë Belsh janë larguar 3 këshilltarë, ndërsa në Bashkinë Vlorë, 4 këshilltarë. Po ashtu largime këshilltarësh ka pasur edhe në Bashkinë Lushnjë, 2 këshilltarë, ndërsa në Bashkinë Skrapar, 6 këshilltarë, etj.

Tani sfida e LSI janë zgjedhjet vendore, pasi nëse nuk hyn në këto zgjedhje, kjo parti rrezikon të zhduket. Por edhe nëse hynë në zgjedhjet e 30 qershorit do të shihet se sa mbështetje ka.

Pendimi për djegien e mandateve

Përveçse “dezertimeve” në nivel qendror dhe vendor, LSI po përballet edhe me një ndjenjë pendese, sikundër është vendimi që mori për të djegur mandatet e deputetëve. Këtë e dëshmon qartë retorika dhe deklaratat e artikuluara nga kryetarja Monika Kryemadhi dhe ish-deputeti Petrit Vasili.

Pak ditë më parë Kryemadhi u duk qartë se ishte penduar që dogji mandatet, ndërsa përmes një letre drejtuar KQZ, i kërkoi kësaj të fundit që të refuzoi listën pasardhëse të kandidatëve për deputet të LSI. Pra, këto lëvizje tregojnë frikën e madhe që ka Kryemadhi, pasi partia që ajo drejton rrezikon të shkrihet, duke qenë se LSI është një parti, elektorati i së cilës është ngritur mbi bazë interesash. Ndryshe nga PD që ka një elektorat bazë.