Më aktorë se deputetët e opozitës PD-LSI, nuk mund t’i gjesh dot, as në historinë e aktorëve të “Ballshoi Teatër” të viteve 1950-’60, për vetë faktin se edhe pjesën “Mbrojmë Teatrin”, po e luajnë me finesë e delikatesë, sipas skenar-pazarit që kanë bërë me mazhorancën, ndërsa përballë tyre në shesh, qëndrojnë, shikojnë, dëgjojnë e duartrokasin me ‘tru mpirë” nga demagogjia opozitare. aktorët artistik dhe shqiptarët, që lojën e deputetëve të “kuq e blu” bashkë (PD-LSI), po e besojnë si të vërtetë.
Por, a është reale beteja e deputetëve të opozitës, në mbrojtje të Teatrit, apo ditën takohen me aktorët dhe natën me bosin Fusha, financuesin me “bonuse shoqërore”, të disa aktiviteteve, fushatave zgjedhore, pushimeve private dhe udhëtimeve jashtë shtetit të Lulit, Saliut, Likes, Monës, Tit Vasalit dhe delegacioneve të PD-LSI?
Një fakt i zbuluar nga “Pamfleti”, tregon se “aktrimi” i PD-LSI për Teatrin është fals, mbasi ata janë palë “skutash” me mazhorancën, për rrafshimin e teatrit, duke përdorur një “marifet të vjetër” që e kanë përdorur shumë herë së bashku, në votime ligjesh për koncesione shëndetësie, leje ndërtimi fshatrash turistik, licenca lojrash fati, koncesione shëndetësie, licenca universitetesh, pulla fiskale, koncesionet e rrugëve, pakti detar, HEC-e, nafte, kromi e bakri.
Marifeti i deputetëve të opozitës “PRO” prishjes së Teatrit, qëndron në faktin, se ata kanë marë pjesë në të gjithë mbledhjet e komisioneve parlamentare, duke plotësuar kourumin e fillimit dhe vazhdimit të mbledhjeeve, me 50%+1 anëtarë prezent.
Pasi kanë plotësuar kourumin sipas Nenit nr. 34 të “Rregullores së Kuvendit”, për nisjen ligjore të mbledhjes së komisioneve, deputetët e PD-LSI, kanë vazhduar lojën aktoriale kundërshtuese me grindje, akuza e sharrje, derisa është bërë votimi “PRO” nga shumica dhe kanë ikur nga mbledhje, ose edhe kur kanë ikur para votimit, ikja e tyre nuk kanë pasur asnjë vlerë, mbasi me pjesëmarrjen e tyre, i kanë dhënë legjitimet mbledhjes.
Dhe bëjnë, sikur… nuk kanë bërë ujdi as me njejri-tjetrin as me qeverinë e as me bosin Fusha që do ndërtoj kullat, madje, bëjnë sikur akuzojnë bosët që do ndërtojnë kullat dhe “Teatrin garsioniere e papafingo”! “Vajtimet” e opozitës për Teatrin janë “lotë krokodili”, mbasi deputetët e PD-LSI vazhdojnë të deklarojnë votën “JO” nëpër ekrane, por me kourumin (pjesëmarrjen) nëpër komisione e kanë dhënë votën “PRO” për ligjin që do miratohet në seancën e ditës së enjte!/Pamfleti