osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lot e dhimbje në familjen shqiptare në SHBA, nëna përfundon në spital kur mëson për dëbimin

Lot e dhimbje në familjen shqiptare në SHBA, nëna përfundon në spital kur mëson për dëbimin

Gruaja shqiptare, Cile Precetaj, nuk e ka përballuar dot lajmin për dëbimin nga SHBA pas 18 vitesh, duke përfunduar në spital. Mediat e huaja raportojnë se shqiptarja është dërguar me urgjencë në spital pas një ataku në zemër.

Ndërkohë, pas ndihmës mjekësore, nëna e tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, është dërguar në burg në pritje të dëbimit. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga bashkëshorti i shqiptares, Peter Gojcevis, babai i fëmijëve.

“Mëngjesin e së enjtes ajo zbuloi se po përballet me një çështje deportimi nga vendi për shkak të mungesës së dokumenteve dhe sapo mësoi këtë lajm u dërgua në spital në gjendje të rënduar ankthi”,tregon burri i saj.

Më tej, ai rrëfen për mediat amerikane se shqiptarja ishte në panik dhe u mbajt për disa orë në spital, ndërsa shton se e njëjta histori është përsëritur edhe në vitin 2013, kur ajo do të dëbohej, por pas një vendimi të dytë u lejua të qëndronte. Ndërsa tregon se dhimbjen dhe lotët e fëmijëve për largimin e të ëmës.

“Unë jam këtu me tre fëmijë që qajnë dhe një nënë që qan. Autoritetet thonë se ajo shkeli ligjin”, thotë burri i saj, duke shtuar se “Ajo erdhi këtu në mënyrë të paligjshme dhe tejkaloi qëndrimin në vend. Dakord, por mendoj se një ligj i madh po shkelet duke ndarë një familje”./shqiptarja