Katedralja më e famshme në Paris dhe Europë “Notre Dame” është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrëfikësve, nuk ka qenë e mundur që të shuhen flakët të cilat kanë pushtuar katedralen.
Nga raportimet e drejtpërdrejta të mediave të huaja, shikohet se një pjesë e francezëve kanë dalë në rrugë për të parë nga afër ngjarjen.
Ata shihen të shqetësuar dhe një pjesë e tyre është përlotur teksa shikonin se si katedralja “Notre Dame” pushtohet nga flakët e zjarrit.