osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Londra trondit pushtetarët shqiptarë, nis gjurmimin e parave të fshehura nga të korruptuarit, i pari në rrjetë djali i ish-kryeministrit moldav

Londra trondit pushtetarët shqiptarë, nis gjurmimin e parave të fshehura nga të korruptuarit, i pari në rrjetë djali i ish-kryeministrit moldav

Britania e Madhe ka tronditur pushtetarët e korruptuar në vendin tonë. SPAK dhe Byroja e Hetimit po afrojnë, por ndëshkimi nuk do të jetë e vetmja masë, pasi do ketë dhe sekuestrim pasurie. Pak kohë më parë gazeta deklaroi se si një pushtetar i lartë shqiptar ka fshehur në Londër rreth 80 milionë euro. Bëhet fjalë për para të vëna nga korrupsioni, të cilat duket se janë nuhatur nga autoritetet londineze. Mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe pritet dhe një marrëveshje për të gjurmuar paratë e kr.imit të organizuar dhe të korrupsionit.

Por së fundmi Britania e Madhe ka vendosur që të pastrojë bankat e shtetit të saj nga paratë e pista. Londra është kthyer në qendrën e fshehjes së parave të korrupsionit, por kushdo që ka dërguar aty paratë ka marrë fund. Nga Shqipëria ka shumë emra të njohur, mes të cilëve dhe një emër me post mjaft të lartë. Por Londra, atij dhe shumë të tjerëve i ka dërguar një mesazh ditët e fundit. Në Moldavi pak kohë më parë u dënua me 9 vite burgim ish-kryeministri moldav Vlad Filat, i cili kishte marrë pjesë në afera korruptive. Por autoritetet vendase zbuluan se shumë para ishin fshehur në Londër, nga ku nisi verifikimi nga autoritetet britanike.

Dy ditë më parë u bë e ditur se një gjykatë në Londër ka urdhëruar konfiskimin e rreth 500.000 stërlina (570.000 euro) djalit të ish-kryeministrit moldav, Vladimir Filat i cili përdorte një makinë luksoze “Bentley” dhe paguante një qira mujore prej 30.000 stërlina në Londër. Hetuesit përcaktuan se pasuria e Vlad Luca Filat, i moshës 22 vjeç, vinte nga aktivitete të paligjshme të të atit, njoftoi agjencia britanike e luftës kundër krimit (NCA) në një komunikatë.

Ish-kryeministri moldav (nga viti 2009 deri në 2013) është aktualisht në burg në vendin e tij pasi u dënua në qershor 2016 me nëntë vite burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ai u akuzua për përvetësimin e 260 milionë dollarëve. Po ashtu, autoritetet londineze kanë bërë të ditur se kanë nisur të gjurmojnë të gjithë llogaritë e dyshimta bankare me vlera shumë të mëdha.

Rreziku për Shqipërinë

Zbulimi i parave të djalit të ish-kryeministrit moldav është dhe një mesazh për vendin tonë. Si për ironi, dy ditë më parë në Londër ka zhvilluar një vizitë dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në fokus të së cilës kanë qenë burgjet, reforma në drejtësi, por dhe pastrimi i parave. Gjatë kohës që në krye të ministrisë së Brendshme ishte Fatmir Xhafaj, në Tiranë mbërritën zyrtarë të lartë londinezë, ku u diskutua pikërisht për gjurmimin e llogarive të dyshimta.

Fakti që Gjonaj ka shkuar atje, dyshimet janë se Londra po përgatitet për reprezalje. Amerikanët dhe BE kanë ndezur motorët e reformës në drejtësi dhe SPAK me Byronë e Hetimit do jenë shumë shpejt gati. Por nëse ndiqet shembulli kroat, arrestimet “VIP” do të bëhen përmes gjurmimit të parave të fshehura nga të korruptuarit, në Kroaci janë nënshkruar marrëveshje me një sërë agjencish ndërkombëtare dhe falë tyre verifikohet çdo transfertë politikanësh dhe zyrtarësh. Kohët e fundit po jepen sinjale se kështu do ndodhë dhe te ne.

Dosjet

Në muajin nëntor 2018, mbërriti në Tiranë një delegacion britanik, me dy qëllime: Dhënien e asistencës për goditjen krimit të organizuar dhe sekuestrimin e parave të pista. Delegacioni drejtohet nga Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar Philip Rutnam, i cili shoqërohej nga Frances Collier Drejtor i Drejtorisë për Evropën, në Departamentin e Krimit të Organizuar, si dhe Sarah McAveety Koordinator Rajonal për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda. Në fokus të bisedës së tyre ishte pikërisht gjetja e llogarive me para të pista në Londër dhe autoritetet po bashkëpunojnë. Ajo që tregon më së miri këtë është se politika është trazuar dhe si për ironi po sulmohet ministrja Etilda Gjonaj, e cila ishte në Londër po për këtë çështje. /Kliti Topalli