Sipas të dhënave zyrtare, Londra nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga Covid për herë të parë në 6 muaj.
Londra zakonisht përbën 12% të viktimave nga Covid në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe ka regjistruar rreth 230 viktima në ditë gjatë valës së parë të pandemisë vitin e kaluar.
Mbretëria e Bashkuar regjistroi 19 viktima dhe 3.862 raste – shifra më e ulët që nga 17 shtatori.
Londra tani ka nivelin e dytë më të ulët të viktimave nga Covid në Mbretërinë e Bashkuar, me 172 viktima për 100,000 njerëz.
Jug-Perëndimi ka regjistruar normën më të ulët, me 120.2 viktima për 100,000, sipas të dhënave të PHE.
Pjesa veri-perëndimore aktualisht ka shkallën më të lartë të viktimave nga Covid në MB, me 241.8 për 100,000, e ndjekur nga West Midlands me 226.1 dhe pjesa veri-lindore me 222.4.