osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Londra gjueti parave të pista të politikanëve shqiptarë: Britanikët marrëveshje me palën shqiptare për shkëmbim informacionesh

Londra gjueti parave të pista të politikanëve shqiptarë: Britanikët marrëveshje me palën shqiptare për shkëmbim informacionesh

Pushtetarët shqiptarë që kanë fshehur paratë e korrupsionit në Londër duhet të fillojnë të dridhen. Gazeta e ka deklaruar kohë më parë se është një zyrtar i lartë që ka depozituar rreth 80 milionë euro në bankat e Londrës, por si ai ka dhe shumë të tjerë. Por shumë shpejt pritet që autoritetet shqiptare dhe ato britanike të nisin reprezaljen në radhët e politikanëve dhe bosëve të krimit që pastrojnë para. Pak ditë më parë në vendin tonë mbërriti një delegacion nga Ministria e Brendshme britanike, të cilët u informuan mbi luftën ndaj krimit dhe pastrimit të parave.

Por gazeta ka mësuar se palët janë dakordësuar që të arrihet një marrëveshje konkrete mes dy vendeve, ku në fokus të saj do të jetë pastrimi i parave, goditja ndaj krimit dhe korrupsionit. Dihet që shumë grupe kriminale shqiptare operojnë në Londër dhe atje pastrojnë para, por ka dhe individë nga Shqipëria që kanë depozituar atje shuma të mëdha. Burime të gazetës nga Ministria e Brendshme dhe nga Drejtoria e Pastrimit të Parave deklaruan se gjatë vitit 2019 nuk përjashtohet që në vendin tonë të vijë vetë ministri britanik i Sigurisë, Ben Ëallace, për të finalizuar gjithçka.

Themelet e bashkëpunimit janë hedhur që gjatë një vizite që ish-ministri Fatmir Xhafaj zhvilloi në Londër gjatë muajit korrik, ku në parim u ra dakord për të zgjeruar e konkretizuar më tej bashkëpunimin me policinë shqiptare, kryerjen e analizave të përbashkëta për grupet kriminale që ushtrojnë veprimtari në të dy vendet, intensifikimin e hetimeve me skuadra të përbashkëta policore, si dhe rritjen e asistencës ndaj policisë. Edhe delegacioni i ardhur pak ditë më parë i drejtuar nga Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar Philip Rutnam, ishte pikërisht për këtë çështje.

Midis palëve do ketë një bashkëpunim konkret, ku do ketë ndihmë dhe pajisje për të goditur krimin e organizuar dhe për të luftuar pastrimin e parave. Pritet që pas arritjes së paktit, britanikët të sjellin në vendin tonë dosjet me informacione për politikanët. Shumë prej llogarive janë interceptuar, por plani është që me ngritjen e SPAK të nisin goditjet në nivele të larta.

Bashkëpunimi me Neë Scotland Yard

Gazet ka mësuar se autoritetet shqiptare do të marrin asistencë dhe nga Neë Scotland Yard për pastrimin e parave. Bëhet fjalë për agjencinë më të madhe britanike, e cila ka në fokus vetëm pastrimin e parave. Pritet që ekspertët e saj të zhvillojnë trajnime dhe të japin asistencë konkrete në vendin tonë, si për zbulimin e parave të korrupsionit, ashtu dhe për paratë e bosëve të krimit. Viti 2019 do të jetë shumë i rëndësishëm për vendin tonë, pasi SPAK dhe Byroja e Hetimit pritet të jenë gati. Por në ligj është e përcaktuar qartë se do ketë asistencë nga ndërkombëtarët. Në këtë mënyrë FBI, Interpol, Europol dhe vende si Gjermania, Britania, Italia, etj, do japin ndihmë që të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Por duket se te ne do ndiqet shembulli kroat. Te të korruptuarit do shkohet përmes parave. Drejtoria e Pastrimit të Parave ka zbuluar me dhjetra llogari të dyshimta jashtë vendit dhe me asistencën e partnerëve këto para do gjurmohen për të shkuar te pronarët e tyre./Kliti Topalli