Sot Kosovës i erdhi një superlajm nga Heraklioni i Kretës ku u vendos që Prishtina të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030.
Kjo, njëkohësisht është edhe ngjarja më e madhe sportive ndërkombëtare nikoqire e të cilës do të jetë Kosova.
Vendi u bë pjesë Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare më 2015 ndërsa mori pjesë për herë të parë në këto lojëra tre vjet më vonë në Tarragona të Spanjës me 40 sportistë.
Ekipi Olimpik i Kosovës nga këto gara ishte kthyer me katër medalje, tri prej tyre të arta dhe një të argjendtë dhe të gjitha këto të fituara nga sporti i xhudos.
Flamuri i Kosovës po ashtu ishte ngritur në një ceremoni të veçantë në Fshatin Mesdhetar të Lojërave Mesdhetare edhe pse Spanja nuk e njeh Kosovën. Po ashtu ishte intonuar edhe himni.
Është interesante të theksohet se ka vende që nuk kufizohen me Detin Mesdhe, të cilat megjithatë marrin pjesë: Portugalia, Andorra, Kosova, San Marino, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Komiteti Olimpik Helen ka sugjeruar që nëntë vende të tjera që nuk plotësojnë kriteret gjeografike mund të lejohen të marrin pjesë, si Bullgaria dhe disa vende arabe si Jordania dhe Iraku. Portugalia garoi në Lojërat Mesdhetare 2018.
Serbia sot tentoi ta pengojë Kosovën që ta fitojë kandidaturën por nuk ia doli. Në Heraklion të Kretës kishin udhëtuar Kryeministri Albin Kurti me disa ministria Kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe zyrtarë tjerë të Sportit të Kosovës.
Ndërsa sot në Greqi në favor të Kosovës votuan 55 shtete, 8 kundër dhe 3 abstenuan.
Kosova mikpritëse e Lojërave Mesdhetare 2030.
Vendimi i Asamblesë Gjenerale të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare rikthen organizimin e lojërave në Ballkan pas 51 vitesh. Në vitin 1979 ato ishin organizuar në Split të Kroacisë.
Programi sportiv i Lojërave përmban 24 sporte, me pjesëmarrjen e mbi 3300 sportistëve ndërsa shënon bashkëpunimin e parë mes 2 shteteve në organizim, Kosovës dhe Shqipërisë.
Ngjarja ndërkombëtare multi-sportive do të ketë shtrirje në gjithë territorin e Kosovëz në sportete toksore në 7 komunat kryesore, kurse sportet ujore çfarë është pjesa më e madhe e këtyre garave do zhvillohen në bregdetin shqiptar, në Durrës.
“Përmes Lojrave Mesdhetare 2030, konsolidohet imazhi shtetëror në arenën ndërkombëtare, përforcohet përkatësia dhe identiteti shtetëror si dhe do të investohet në infrastrukturë fizike të modernizuar.