osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lodra e varfanjakut

Lodra e varfanjakut

Dua t’ju jap idenë e një dëfrimi të pafajshëm. Ka kaq pak argëtime që nuk janë të dënueshme! Kur të dilni në mëngjes me dëshirën për të bredhur nëpër shëtitoret e mëdha, mbushni xhepat me shpikje të vogla njëqindarkshe, -si për shembull, figurina që mund t’i lëvizësh me anë të një fijeje, farkëtarë që rrahin kudhrën, një kalorës mbi kalë, bishti i të cilit është një bilbil, dhe përgjatë kabareve, në rrëzë të pemëve, tregojuani fëmijëve që takoni, fëmijëve të panjohur dhe varfanjakë.

Do të vini re se si sytë e tyre zmadhohen pa masë. Në fillim nuk do të guxojnë t’i marrin; do të druhen ta besojnë lumturinë e tyre. Pastaj duart e tyre do ta mbërthejnë me shpejtësi dhuratën, dhe ata do të ikin me vrap, si macet që shkojnë ta hanë larg jush copën që iu keni dhënë, sepse kanë mësuar që të mos i zënë besë njeriut.

Në një rrugë, prapa gardhit të një kopshti të madh. në fund të të cilit shndriste bardhësia e një kështjelle gjithë hijeshi të rrahur nga dielli, qëndronte një fëmijë i bukur e plot freski, i veshur me ca rroba fshati të spitulluara.

Luksi, moskokëçarja dhe kamja e përditshme i bëjnë këta fëmijë aq të bukur, sa që duken sikur janë mbarsur nga një tjetër lloj brumi prej atij të fëmijëve të mediokritetit apo të varfërisë.

Pranë tij shtrihej mbi bar një kukull e mrekullueshme, po aq e freskët sa i zoti, e llustruar, e praruar, e veshur me një fustan të purpurt, dhe e mbuluar me pupla dhe stringla. Por fëmija nuk ia varte lodrës së tij të preferuar, dhe ja se ç’shikonte:

Nga ana tjetër e gardhit, mbi rrugë, midis gjëmbaçëve dhe hithrave, qëndronte një fëmijë tjetër, i pisët, varfanjak, i zi si bloza. një nga ata camërdhok’e’t leckamanë, tek të cilët vetëm një sy i paanshëm mund ta diktonte bukurinë, ashtu si syri i njohësit të vërtetë që e njeh një pikturë ideale edhe nën një shtresë lustre karrocash, nëse e pastronte nga zgjyra e neveritshme e mjerimit.

Përmes atij gardhi simbolik që ndante dy botë të ndryshme. rrugën e madhe dhe kështjellën. fëmija i varfëri tregonte fëmijës së pasur lodrën e tij, që ky i fundit e qurte gjithë lakmi, si të ish një send i rrallë dhe i paparë. Por ajo lodër, që pisanjosi i vogël e ngacmonte, tundte dhe shkundte në një kafaz, ishte një mi i gjallë! Prindërit e tij me siguri për të kursyer, e kishin nxjerrë lodrën nga vetë jeta.

Dhe të dy fëmijët i buzëqeshnin njëri-tjetrit vëllazërisht, me dhëmbë barabar të bardhë.