Kryeministri Edi Rama i pyetir gjatë një interviste televizive se nga e dinte që Sali Berisha nuk mund ta kalonte oqeanin, është shprehur se për shkak të detyrës di shumë gjëra.
“Për shkak të detyrës, unë di edhe gjëra të tjera. S’kam asnjë koment për shpalljen e tij non-grata, çdo koment e politizon këtu brenda, ndërkohë që kjo nuk është politikë e brendshme, sikur SHBA dhe DASH të funksiononin me lobime, imagjinoni sa diktatorë me arka me flori e diamant mund ta kishin blerë Amerikën.
Ata mund të blejnë, por nuk blihen. Lobimi atje janë ca fotografi me kongresmenë, disa prej tyre nuk e kanë haberin kush është Shqipëria, ndonjë artikull këtu e atje…nëpërmjet të gjithë miliarderëve, nuk funksionon kështu sepse po të ishte ashtu do të ishin si ne, si gjithë të tjerët. Nuk ndodh, është një përrallë që ua tregon atyre që e besojnë, duke përfituar nga padija, injoranca. Nuk ndodh.”, tha Rama.