Çështja e lobimit të disa biznesmenëve rusë për Partinë Demokratike po shkakton mjaft ‘zhurmë’ në politikën shqiptare së fundi. Kjo çështje është diskutuar edhe në mbledhjen e sotme të KQZ nga nënkryetari Denar Biba.
Ai ka kërkuar hetim për lobimin pasi sipas Bibës paratë nuk janë deklaruar në KQZ nga ana e subjektit politik Partia Demokratike.
“Kam kërkuar hetim. Më thatë që janë spekulime mediatike. Ja që nuk qenkan. Komisioni duhet të thellohet në këtë çështje. Ka spekulime mbi veprimtarinë e KQZ për hetimin e kontratave të lobimit të PD”, është shprehur Biba duke iu drejtuar kryetarit Zguri.
Por ky i fundit iu përjgigj se vetë Biba kishte kërkuar gjobë për çështjen. Por edhe kjo siaps nënkryetarit të KQZ nuk u pranua.
Sot KQZ u mblodh për të shqyrtuar projekt-vendimin per asgjesimin e fletëve të votimit të zgjedhjeve të 25 Qershorit të 2017-ës.
Rendi i ditës konsiston në shqyrtimin e projekt vendimeve:
1. Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetë deklarimit të kandidatëve nga listat shumë emërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zg jidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
2. Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetë deklarimit të kandidatit nga listat shumë emërore për këshillin e Bashkisë Lezh Z.Suri Damzi, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
3. Për miratimin e mënyrës së asgjesimit të fletëve të votimit, administrimin e dokumentacionit zgjedhor dhe shpenzimeve buxhetore, për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë datë 25.06.2017, zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kavajë datë 25.06.2017 dhe zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kolonjë datë 20.11.2016.