Pas dëshmisë së Lulzim Bashës në prokurori dhe zbardhjes së dy letër porosive nga SHBA dhe BE për lobimin e Partisë Demokratike ka ardhur edhe reagimi nga Partia Socialiste.
Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së prokurorisë, që theksonte se PD-ja ka paguar për lobim në SHBA 650 mijë dollarë, të cilat nuk i ka deklaruar.
Postimi i plotë
Ju që i shkoni pas një njeriu si ky, i vetmi që gënjen edhe tek pragu i derës së Prokurorisë, si mund t’ia lejoni vetes t’ju tërheqë për hunde një matrioshkë si Lulzim Basha!
Me lehtësinë e genjeshtarit profesionist ai thotë që hetimi për financimet e PD ka nisur me kërkesë të PD një vit e gjysëm më parë!!!
Po ai kallzimi im ndaj tij për këtë çështje pse u bë? Po FBI dhe Departmentit Amerikan të Drejtësisë, ky i’a ka kerkuar hetimin për veten?
Po autoriteteve skoceze mos ua ka kërkuar Lulzimi të kryejnë hetimet për gati 1 milionë dollarë të padeklaruara, që i dolën në Amerikë si para ruse?
O ju njerez që ju sjellë verdallë Lulzimi, thirrini mendjes e mos u beni kukulla të kësaj matrioshke gënjeshtare!