Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zbuloi se “ndërkombëtarët kanë qenë në sallat e vrojtimit pranë policisë dhe kanë monitoruar protestat bashkë me ne”.
“Sipas vlerësimit tim dhe sipas vlerësimit të ekspertëve ndërkombëtarë, menaxhimi nga policia ka qenë i shkëlqyer. Ndërkombëtarët kanë monitoruar protestat bashkë me ne.
Misionet ndërkombëtare kanë pasur vlerësim superlativ për policët të cilët janë prindër, vëllezër, motra që kanë detyrë të ruajnë rendin”, deklaroi Lleshaj në Top Show.