Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka vizituar pak çaste më parë të p.lagosurit nga episodet e d.hunës në protestën e opozitës.
Lleshaj akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha si përgjegjësin kryesor që ka nxitur aktet e d.hunës duke çuar në p.lagosjen e 7 policëve dhe 3 protestuesve.
Ministri Lleshaj shtoi se të gjithë të ata kanë plagë nga lëndë piroteknike. E ndërsa fliste nga Urgjenca e QSUT për media, Lleshaj është konfrontuar nga ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia, i cili ndodhej në spital për të vizituar protestuesit e p.lagosur.
“Sapo përfundova një vizitë te personat e p.lagosur, janë dhjetë persona të p.lagosur”, tha Lleshaj.
Ndërsa mejëherë ndërhyn Bardh Spahia: “Keni ardhur, për të bërë show. Turp për propagandën që bëni. S’ka asnjë polic të p.lagosur”, i tha ai.
Ministri Lleshaj: Ma largoni atë, ik ore… ( i drejtohet Bardh Spahisë, teksa dëgjohen zëra që thërrasin “Rama ik”).
7 policë dhe tre qytetarë, si pasojë e një sulmi kr.iminal. Policia e shtetit është e vendosur për të marrë të gjitha masat që d.huna të marrë fund.
Dua t’i bëj të qartë edhe Lulzim Bashës, i cili ka llogari të errëta. Ka shkaktuar 4 të v.rarë në 21 Janar.
Dua t’i them që d.huna nuk është rruga e duhur. E ke zanat d.hunën.
I bëj thirrje qytetarëve të Shqipërisë të distancohen nga d.huna, ta izolojnë atë. Të distancohen nga ky grup k.riminal.
Të gjithë të plagosurit kanë plagë nga lëndë piroteknike”, përfundoi Lleshaj.