osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Llalla i shpëton drejtësisë, vendimi: S’ka Vetting për ish-kryeprokurorin!

Llalla i shpëton drejtësisë, vendimi: S’ka Vetting për ish-kryeprokurorin!

Komisioni i posaçëm i Apelimit ka marrë vendimin mbi kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për të mos hyrë në procesin e Vettingut.

Pasi komisioneri publik apeloi vendimin e KPK-së që ndërpriste procesin e vettingut për Llallën, KPA shqyrtoi rastin duke vendosur që ish-kryeprokurori të mos i nënshtrohet sitës së vettingut.

Komisioneri argumentoi se ish-Prokurori i Përgjithshëm pavarësisht dorëheqjes nga drejtësia, vazhdon të ketë statusin e magjistratit e për këtë arsye dorëheqja e tij nuk rezulton të jetë kryer siç duhet.

Si argument komisioneri solli shembullin e dy gjyqtarëve të dorëhequr pranë KLD gjatë vettingut.

Megjithatë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit argumentoi se dorëheqja e Kryeprokurorit ishte sipas rregullave dhe Adriatik Llalla nuk do i nënshtrohet procesit të Vettingut.

“Janë përmbushur elementët e dorëheqjes nga detyra, pasi është zbatuar një prej rrugëve procedurale të legjislacionit në fuqi.

Kolegji çmon se vendimmarrja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka qenë e drejtë dhe duhet konfirmuar.

Kolegji me shumicë votash vendosi ndryshimin e vendimit: ndërprerjen e procesit të rivlerësimit (vetingun) për Adriatik Llallën.

Ndalimin e emërimit të tij, gjyqtar, prokuror apo anëtar i KLD-së për një periudhë prej 15 vitesh”– thuhet ndër të tjera në vendimin e KPA.

Ndërkohë pas largimit të Llallës nga posti i kryeprokurorit, Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi  hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”.

Gjithashtu Llalla po hetohet nga Krimet e Rënda për disa vepra penale; “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurise, interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”.