Liverpooli hedh një hap drejt kualifikimit për në çerekfinale, pasi ka arritur një fitore të madhe që në duelin e parë 2-0 në “San Siro” ndaj Interit. Ishte një ndeshje mjaft e mirë e zikaltërve, të cilët krijuan shumë shanse shënimi në 45-minutat e para me Calhanoglu, që do të ndalej nga traversa.
Liverpooli ndërkohë vuajti deri në minutën e 60-të, derisa Klopp vendosi që të aktivizonte blerjen e re Luiz Diaz. Portugezi i dha një tjetër ritëm ndeshjes. Në minutën e 75-të, pas një goditje nga këndi, Firmino kërcen mjaft mirë me kokë, duke arritur që ta dërgojë në cepin e portës së Handanovic, i cili nuk arriti ta ndalte.
Goli i dha një goditje të rëndë Interit, që në minutat e fundit bën gabime të shumta në mbrojtje duke pësuar dhe golin e dytë. Mohamed Salah e shfrytëzon në mënyrën më të mirë njërin prej tyre duke e dërguar topin në kuadrat.
Salzburgu nuk arriti që të ruante fitoren deri në fund, duke barazuar 1-1 ndaj Bayernit. Në minutën e 21-të, Adamu shënoi një gol spektakolar me një goditje shumtë të bukur në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në trekëndëshin më të largët të Neuer. Bayerni u përpoq që të reagonte, por golin do ta gjente me Coman vetëm në fundin e ndeshjes, pasi francezi shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes vendase.