Xherdan Shaqiri është shndërruar në yllin e momentit te skuadra e Liverpoolit, edhe pse ai nuk është aktivizuar gjithmonë duke u futur si zëvëndësues ai ka shënuar gola të rëndësishëm për The Redsat, shkruan Albeu.com.
27 vjecari realizoi dy gola ndaj Manchester United në fundjavë duke siguruar rikthyer Liverpoolin në krye të tabelës.
Së fundmi, futbollisti shqiptar ka dhënë një intervistë emocionuese për “Liverpool TV”, duke kujtuar fëmijërinë e tij.
Teksa sheh foto të vjetra, ai shprehet: “Xherdani i ri. Dija si të pozoja. Është një fanellë e Ronaldos së Brazilit. Ishte një dhuratë për ditëlindje, ishte menjëherë pas Kupës së Botës në vitin 1998.
Unë e doja një fanellë të Ronaldos për ditëlindje dhe e mbaja të veshur gjatë gjithë kohës.