Ndodhi me të vërtetë. Pa Firmino dhe Salah, duke përmbysur rezultatin 3-0 në Barcelonë, Liverpooli shkon në finalen e Ligës së Kampionëve. Për Anfield ishte një ëndërr, kur gjithçka dukej e humbur, kur të gjitha shpresat dukeshin të varrosura pas 90 minutave të para.
Djemtë e Klopp fitojnë 4-0 dhe çojnë në shtëpi Messin me shokë. Për katalanasit i njëjti makth si ai i një viti më parë, kundër Romës, ku pas një fitoreje 4-1 në ndeshjen e parë erdhi humbja 3-0 në kthim që i skaulifikuan katalanasit.
Ndeshjen e hap Origi– Ngarkesa dhe atmosfera e zjarrtë e Anfield shtyjnë ekipin e Klopp, i cili e fillon vrullshëm dhe në vetëm 7 minuta zhbllokon sfidën me anë të Origit.
Ëndrra bëhet realitet – Gjatë pushimit, pas një goditje në fushë, Robertson zëvendësohet nga Wijnaldum. Dhe kjo lëvizje dëshmon të jetë një sukses sepse ish-lojtari i Newcastle shënon dy herë në 2 minuta: në 54 ‘ai shfrytëzon një kros të Alexander-Arnold dhe shënon me një goditje që surprizon Ter Stegen, në 56’ pas një krosi të Shaqirit shënon me kokë.
Për mysafirët, futja e Arthur dhe Semedo shërbejnë shumë pak, gjumi është shumë i rëndë në 79 ‘kur Alexander-Arnold godet një korne dhe mashtron të gjithë mbrojtjen spanjoll, me Origi që vulos kapitullimin e Barcelonës. Fundi është një përzierje e tensionit dhe emocioneve, atëherë fishkëllima e trefishtë e bën ëndrrën një realitet. Natyrisht, për Liverpulin.