Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën për shtyp në lidhje me sistemin në Drejtësi. Sipas Ramës është e nevojshme që SPAK të hetojë të gjithë politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.
“Disa të tjerë e kanë komentuar si presion, apo përpjekje për të fshehur problemet. Për mua më e rëndësishmja është që ky diskutim të bëhet. SPAK mbush tre vjet dhe vettingu edhe pak javë mbush 5 vjet.
Dhe për pak vite pritja e popullit shqiptar për një drejtësi të barabartë mbush 35 vjet. Ndaj si dikush që për shkak të detyrës e ka udhëhequr politikisht dhe moralisht reformën në drejtësi në emër të forcës politike që i ka dhënë fuqi dhe mbështetje morale apo politike.” tha Rama.