Kryeministri Edi Rama është i ftuar sonte në emisionin e Baton Haxhiut ‘Zona B’ dhe po flet për shprehjen e përdorur në takimin e qeverive në Pejë dhe situatën në Rajon.
“Kjo shprehje buroi nga tregimi i mbrëmshëm i ministrit të Jashtëm të Kosovës. Ai më tregoi se kur kishte shkuar në një takim deri në 2 të natës i rrinin mbi kokë disa miq europianë nën presionin e palës serbe që ai kur të fliste të mos përmendte fjalen Republika e Kosovës. Kjo është situata në tërësi.
Është një tërësi gjërash që po ndodhin. Sot në këtë moment të aktualitetit të proceseve të ndërthurura Kosova ka vendosur një tarifë 100% për mallrat që vijnë nga Serbia.
Është e pamundur të pranohet një diskutoj, pse qysh tek, mos. Por duhen parë rrënjët e këtij vendimi, ky nuk është një vendim ekonomik.
Nuk buron nga një qëllim i Kosovës për të shpallur një luftë tregtare.
Ky është një reagim politik që shpreh me notat më ekstreme në kohë paqeje një frustrim, një situatë në të cilën Kosova gjendet në vështirësi nën presionin e palës tjetër.
Ky është momenti që t’i tregojmë të gjithëve se situata nuk është normale. Serbia ka shkelur prej vitesh marrëveshjen e CEFT-ës.Sot është dita për të ngritur zërin.
Pashë disa reagime të Beogradit dhe e komentonin atë që thashë unë si dyfytyrësi. Në fakt kjo nuk është sepse ne jemi të mendimit që duhet t’i heqim barrierat tarifore në të gjithë rajonin. Por Serbia nuk mund të lozi me 3 porta”, shprehet Rama.