osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lista Bilali / Fëmijët e drejtorëve të korruptuar dhe oligarkëve marrin paratë për idetë e reja, thellohet afera me START UP-et

Lista Bilali / Fëmijët e drejtorëve të korruptuar dhe oligarkëve marrin paratë për idetë e reja, thellohet afera me START UP-et

Nga Boldnews.al

Ministrja Edona Bilali është vënë me të drejtë nën akuzë për grantet e START UP-eve, ose siç njihen në gjuhën popullore fondet për idetë teknologjike.

Cilido subjekt, person juridik, apo edhe institucion publik, mund të “konkurronte” për të fituar miliona lekë nga këto grante, të cilat kishin qëllimin e vetëm inovacionin.

Por, pa kaluar as disa javë shpallja e fituesve, vihet re se këto para’ kanë shkuar për persona apo individë me lidhje të forta politike apo atyre të biznesit.

Pra, paratë i kanë marrë të pasurit dhe jo personat e zgjuar, pa mbështetje politike apo financiare. Bilali duket se ka zgjedhur fjalën e urtë popullore “leku shkon te leku”, ndërsa ka lënë “thatë”, si gjithmonë, të varfrit.

Por, çuditërisht, në këtë listë janë edhe disa bashki, kryetarët e të cilëve janë zgjedhur pa votë 3 vite më parë.

Dhe, nëse do të shohësh emrat e bashkive, vihet re se janë bashki “me lekë”, nga ato që kanë hapur thesin për zgjedhjet vendore të majit 2023. Pra, të gjithë përfituesit kanë lidhje të forta me mazhorancën, duke sjellë një konflikt të pastër interesi.

Lista e përfituesve të shpallur nga Ministrja e Shtetit, Edona Bilali
Lexoni pak emrat dhe subjektet përfituese. Të gjitha janë firma të ngritura, të cilat janë në treg prej shumë kohësh. Shumë pak janë të rinj, të cilat kanë arsimin apo janë në hapat e parë. Pagesa janë bërë edhe për firma financiare, nga ato që po “rrjepin” njerëzit e thjeshtë. Por, edhe për disa bashki në Shqipëri, si e Bulqizës, që vetëm në 6 muajt e fundit ka tenderuar miliona euro. Apo Bashkia e Roskovecit, ku kryetarja milionere Majlinda Bufi, njihet si “pasanikja” e asaj zone, por edhe për tenderët e shumtë.

Para pak ditësh, kolegët e emisionit “Piranjat”, në Abc News, transmetuan kronikën me përfituesit e kësaj skeme, ku grantet e Bilalit përfunduan në bazë preferencash dhe në konflikt të pastër interesi. Madje, ata prezantuan rastin e një familjeje, babai, djali dhe vajza, të cilët ka përfituar mbi 50 milionë lekë. Sipas ministres Bilali, rreth 400 biznese, individë, organizata jofitimprurëse, bashki, akademi paraqitën projektet e tyre për përfitimin e granteve për start up dhe pas vlerësimit në datën 13.7.2022 u shpallën fituesit.

Lista e përfituesve të shpallur nga Ministrja e Shtetit, Edona Bilali
Sipas listës së ministres, përfitues të granteve rezultojnë dy organizata jo fitimprurëse, “Qendra Protik”, e cila ka përfituar 3 milionë lekë të reja dhe qendra “Junior Achievment of Albania”, e cila ka përfituar më shumë se 58 milionë lekë të vjetra. Rezulton se këto dy OJF janë krijuar me mbështetjen e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit dhe janë partnere me të, pra me mbështetjen e njërit prej anëtarëve të komisionit.

Ndërkohë dy bashkëdrejtuesit e AADF, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli janë gjithashtu anëtarë bordi në qendrën Protik. Fondi Shqiptaro-Amerikan për zhvillim u pyet në lidhje me marrëdhënien me “AADF” dhe “Protik”, nëse ka një konflikt interesi dhe a jemi në kushtet e një gare të pandershme?

Në përgjigjen e kthyer për emisionin investigativ, AADF sqaroi se ‘Qendra Protik’ është themeluar në vitin 2012 falë bashkëpunimit shumëpalësh të qeverisë së Shqipërisë, AADF, USAID dhe Microsoft.

Ajo ka caktuar një anëtar në komisionin e vlerësimit, me kërkesë të Ministrisë së Sipërmarrjes, por ndërkohë AADF nuk është e përfshirë në asnjë aspekt në skemat e mbështetjes dhe zhvillimit të START UP – eve, pasi janë një iniciative ekskluzive e qeverisë shqiptare.

AADF u justifikua se z. Sarapuli dhe z. Mata, dy bashkëdrejtuesit e fondit, nuk kanë asnjë konflikt interesi duke qenë anëtarë të bordit drejtues të “Protik”.

Ajo që nuk kuptojmë është se si mund të vlerësosh projektin e një OJF që e ke krijuar në bashkëpunim me aktorë të tjerë, ndërkohë vetë drejtuesit e AADG njëkohësisht janë anëtarë bordi të qendrës Protik që ka rezultuar fituese?

Në foto: Flladi Agolli, djali i drejtorit të FSHZH-së
Rasti më flagrant ishte i një shoqërie që ka si pronar dhe administrator z.Flladi Agolli. Kjo firmë ka marrë para publike nga Edona Bilali, ndërsa përfituesi është as më pak e as më shumë por djali i kreut të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.

Madje, para pak kohësh, emri i Flladi Agollit u lakua si pronar i një super restoranti në zonën e Gjirit të Lalzit, ku kuzhunieri i tij përfitoi para publike nga FSHZH-ja.

Një tjetër konflikt i pastër interesit.

Por, duke u ndalur te lista e Bilalit, është faktuar mjaft qartë se firma e Flladi Agollit, HMS sh.p.k, ka përfituar 4.580.000 lekë të reja.

Pra, djali i një prej administratorëve që tenderon çdo muaj dhjetëra miliona euro, përfifon para publike nga një tjetër institucion shtetëror.

A është konflikt i pastë rinteresi?!

Natyrisht që po, por në vendin tonë të çudirave, politikanët apo institucionet ligjzbatuese vetëm sa u bëjnë fresk kësaj kategorie, duke i lënë të pasurohen në kurriz të njerëzve të thjeshtë dhe të varfër.

Ndërkohë, lista Bilali vijon me dy firma të tjera, “Skytech” dhe “3DSKY”.

Në subjektin SkyTech administrator është Altin Bamllari dhe ortak Arbi Bamllari, djali i Altinit. Ky subjekt ka përfituar grant rreth 50 milionë lekë.

Ndërkohë 3DSKY është një subjekt ku administrator është Arbi Bamllari dhe motra e tij dhe kanë përfituar rreth 30 milionë lekë grant.

Të dyja këto subjekte kanë adresë të njëjtë, një apartament në qendër të Tiranës.

Ndërkohë Arbi Bamllari, djali i talentuar në teknologji është ortak në të dyja kompanitë fituese.

Sipas VKM 312 i DATËS 11.5.2022 , të dhënat parësore dhe dytësore në regjistrin e START UP – eve ndër të tjera përfshihen edhe të dhënat e regjistrit tregtar, numri i identifikimit të subjektit .

Si është e mundur që komisioni i vlerësimit nuk ka arritur të identifikojë subjekte që kanë adresë të njëjtë, dhe përfitues janë të njëjtit njerëz?

Lista e dytë me fituesit e STAR UP-eve
Në një dokument të dytë, Ministria e Sipërmarrjes ka listuar disa biznese të tjera të cilat kanë përfituar grante. Mësohet se një tjetër biznesmen, Sokol Plaku, ka përfituar fonde. Ai është administrator i firmës “A.L.S Consulting”, e themeluar në vitin 2020, ndërsa mësohet se ka përfituar rreth 33 milionë lekë të vjetra.

Sipas mediave, Plaku është një nga ata persona që bën sekuestrimin e pronave të paligjshme. Konkretisht, Sokol Plaku është pjesë e Njësisë Speciale Anti-korrupsion dhe Anti-evazion në Kryeministri.

Për shkak të detyrës, Plaku ka qenë pjesë e disa aksioneve blic në disa zyra kadastrale në vend për kontrollin e dosjeve të pronave.

Duke pasur lidhje kaq të forta, zyrtari i lartë duket se po i shfrytëzon për të marrë para ku të mundet.