Është liruar sot nga burgu nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, i cili ishte kapur për laboratorin gjigant të drogës në Xibrakë. Mësohet se nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha ka lënë qelinë e burgut të Fierit plot tre ditë më parë.
Operacioni ‘Xibraka’ u zhvillua katër vite më parë në Elbasan, ku më 14 Janar të 2015, në pranga ranë 11 persona mes tyre dhe 2 kolumbianë të cilët sipas hetimeve merreshin me përpunimin e kokainës dhe pse në Shqipëri e kishin mbërritur me leje pune dhe si futbollistë.
Në pranga përfunduan: Saimir Batku, 43 vjeç nga Tirana, Fatmir Hoxha, 48 vjeç, Kastriot Imeri, 47 vjeç nga Tirana, Gentjan Gjonaj, 43 vjeç nga Vlora, Arjan Dalipi, 50 vjeç nga Elbasani, Kelment Dalipi 45 vjeç nga Elbasani, Ilir Hyseni, 47 vjeç nga Tirana, Ermal Hoxha, 40 vjeç (nipi i Enver Hoxhes) nga Tirana, Egest Dankesi, 27 vjeç nga Elbasani.