Saimir Tahiri ditën e sotme ka dalë nga qelia e burgut. Gjykata e Elbasanit ka argumentuar se për shkak të probleme shendetësore të bashkëshortes së ish ministrit dhe faktit që ai duhet të kujdeset për dy fëmijët e mitur, ka vendosur që të lirojë nga qelia Saimir Tahirin, i cili pjesen e mbetur te denimit do ta kryejë ne “Arrest shtëpie”.
Por ditën e hënë, Prokuroria pritet të kryejë një tjetër lëvizje. Burime të sigurta të “Top Channel” bëjnë me dije se pavarësisht se prokurori i çështjes ka aprovuar lirimin e ish ministrit Saimir Tahiri, të hënën po shohin mundësinë ta apelojnë këtë vendim që shkaktoi bujë të madhe mediatike.
Kërkesa është që bërë 6 muaj më parë në Gjykatën e Elbasanit, u pranua këtë të premte ndersa sot Saimir Tahiri ndodhet prane familjes se tij. Ndërkohë, avokati i Tahirit shprehet se janë plotësuar të gjitha kushtet për lirimin e klientit të tij.