osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Liria për të shpifur dhe liria për të vërtetën

Liria për të shpifur dhe liria për të vërtetën

Nga Bedri Islami

Shefi i qeverisë, Edi Rama, pak ditë më parë, shpalli nismën e tij të re për denoncimin dhe dënimin e shpifjes, si njërën ndër rrugët për të ndërprerë, aq sa mundet, krijimin e një vorbulle të pamasë ngrehinash të gënjeshtra, të cilat gjallojnë jo vetëm në rrugët e politikës, por edhe në median e shkruar dhe vizive, sidomos në portalet e pafund që kanë buluar jo edhe aq befas.

Shpifja , si një njësi e shkatërrimit të personalitetit të një njeriu tjetër, qoftë i politikës apo jo, natyrisht që është parashikuar në kodet ligjore të këtij vendi dhe dua të besoj se kjo është një rrugë e duhur, krejt normale, çka ndodh edhe në shumë vende të tjera të botës së civilizuar.

Atëherë , pse pikërisht tani, shefi i qeverisë, një njeri i letrave dhe i lexuar, që dikur ka bërë pikërisht punën e lajmësit mediatik, një analist i njohur, i sillet përsëri kësaj teme e , për më tepër , kërkon që kjo të ligjërohet edhe më tej, përmes një vendimi të posaçëm parlamentar, si një alibi për ndëshkimet që mund të vijnë më pas? Ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme në këto ditë, apo vetë ngjarjet e muajve të fundit po e bëjnë gjithnjë e më të domosdoshëm përcaktimin e një ligji të veçantë, sidomos për njerëzit e politikës dhe, nga e cila do të përjashtohen mediat?

Nse shefi i qeverisë ka menduar një ligj, si të thuash, për vete, pra, brenda kupolës së një specie politikanësh, atëherë ky ligj do të jetë i cunguar, jo i plotë, do të ketë ngjyrimin e heshtjes dhe nuk do të bëjë asgjë tjetër, veçse përjashtimin e një grupimi nga një grupim tjetër.

Ose duhet bërë një ligj i plotë, për të gjithë,ose të lihen gjërat kështu si janë. Nuk mund të ketë dy kute,njërin për politikën dhe tjetrin për median. Rruga e mesme, përmes së cilës, njërës palë ia heq dhe, palës tjetër ia lejon,nuk ka e nuk të shpie askund. As në ndalimin e shpifjes, dhe as në saktësimin e së të vërtetës.

Kundërshtimet më të ndjeshme ndaj nismës qeveritare janë pikërisht në togfjalëshin “ liri e shprehjes”. Shumë analistë janë të përqendruar pikërisht këtu, në këtë mjedis medial dhe , duke ngritur zërin, mendojnë se e drejta e tyre, për të shkruar, folur e paraqitur gjithçka,edhe të pavërtetën,pa të drejtë ose edhe nëse kanë të drejtë, do të dëgjohet më shumë se kaq.

Në media ka dy rrugëtime; njëra është e saktë dhe tjetra e gënjeshtërt: lajmi i rremë dhe ai i saktë. Si të thuash, liria për të shpifur dhe liria për të thënë të vërtetën.

Duke bërë si të frymëzuar prej idesë së lirisë, nuk janë të paktë ata që shesin çfarë të munden, të vërtetën, ndërgjegjen, deri nderin, duke u bërë, ose patericë e pushtetit , ose vegël e përhapjes së lajmit të mashtrimit. Duke shkuar më tej, në rastet më ekstreme, shërbëtorë të shërbimeve informative të shteteve fqinjë, përmes të cilëve ata marrin financime të pazakonta dhe mbrojnë ide që janë në rrënimin e popullit dhe vendit që i takojnë. Jam i bindur se financimet greke nuk janë të vetmet, e po ashtu, i bindur se financimet serbe janë shumëfish më të mëdha.

Kush përfiton nga shpifja?

I jemi kthyer shpesh herë rastit të gazetarit Olldashi, i cili u bë inskenues i rastit Babale 1, e më pas, të njësive të tjera mediale, të cilët krijuan me vrull, ngutasi një piramidë të tërë të një sajese që synonte rrënimin e shtetit, shembjen e tij dhe që ishte e rrezikshme për shumë gjëra në këtë vend. E inskenuar budallshëm, por jo nga një dorë e vetme, pra e bërë prej shumë duarve njëkohësisht dhe e realizuar në disa puntata inskenimesh, ajo u ngrit nga një farsë gazetarie në një kauzë përmbysëse.

Më mirë nga të gjithë këtë e dinte vetë gazetari Olldashi, që u bë i dëgjuar në këtë rast, duke dalë nga anonimiteti, që, për më tej , mendohej se ishte edhe bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ.

Çfarë duhet bërë në këtë rast? Tëgjithë e dimë se lajmi ishte i rremë, ishte ngritur një shpifje e ndjeshme, bazuar në një fakt të vërtetë të mëhershëm, si ishte dënimi në Itali i Agron Xhafajt, dhe për të cilin kishin dijeni të gjithë: demokratët që kishin qenë në pushtet kur ai ishte dënuar dhe dëbuar nga shteti fqinj,; ambasada italiane , që deklaron më pas se , “nuk kishim interes të riburgosnim një shtetas që ishte deportuar” dhe, së fundi, qeveria e tashme, që e cilësonte gjithë këtë një mbyllje hesapesh mes një shtetasi dhe një drejtësie.

Vorbulla e ngritur ishte kauza e një opozite politike si sinjal për përmbysje. E menduar se kjo do të kishte të njëjtën jehonë si rasti i “bllokut” që shenjoi demonstratat e 21 janarit, ata menduan se kishin tashmë një alibi të gjetur.

Media ka të drejtën e lirisë, por jo të shpifjes. Ka të drejtën e pamohueshme e lirisë së të vërtetës.

Rreth 5 dekada ka munguar kjo liri. E drejta e thënies së të vërtetës. Ashtu si të gjitha tiranitë, edhe ajo që shkoi, pretendonte të ndërronte zakonet, mes tyre edhe atë të fjalës së lirë drejt së vërtetës. Kishte mjaftueshëm prej atyre që iu nënshtruan me bindje ( tani shumë prej tyre vetshpallen disidentë), të tjerë iu nënshtruan nga frika dhe nënshtrimi i tyre ishte më shumë i sipërfaqshëm, se sa i vërtetë, por vetë e vërteta ishte e plagosur në themelin e saj.

Liria e së vërtetës është tashmë nocion i lirisë. Askush nuk të pengon, por shpesh herë, duke mos e gjetur atë, ose, edhe më tej, duke e ditur se kjo e vërtetë nuk përbën lajm që ndiqet, është më e lehtë, të përfitosh nga liria për të shpifur.

Dhe për të shpifur, jo vetëm pa brerje ndërgjegje, por me gëzimin e triumfatorit, pasi, krejt natyrshëm e di se, pas kësaj, mund të jesh më i lexuar, do të kesh më shumë emër dhe se shërbimi yt një ditë mund të ketë edhe shpërblimin e duhur.

Disa kohë më partë, një punonjës i rangut të lartë të Shërbimit Informativ, u gjend i vdekur në makinën e tij. Të parët që lançuan lajmin se i ndjeri ishte vetëvrarë, ishin mediat.Media të lidhura fort me qeverinë e kohës dhe lobimet rreth saj. Sidomos me lobimet e pronave bregdetare. Këmbëngulnin fortësisht në këtë pikë, duke sjellë “ faktet” e tyre të pamohueshme, sa që kujtdo do i mbetej në kujtesë vetëvrasja. Ishte si një mbyllje dyersh për hetimet e tjera. Jo rastësisht ky punonjës i rangut të lartë po hetonte për pronat në bregdetin shqiptar, viktimë e të cilave sapo kishte rënë edhe një gjykatës i njohur në Vlorë, Konomi.

Kur nga laboratorët specialë të shtetit gjerman erdhi përgjigjja se, i ndjeri, para vdekjes, kishte përjetuar tortura të tmerrshme, se ishte dhunuar barbarisht dhe ishte qëlluar disa herë, mediat mbrojtëse të versionit “vetëvrasje” heshtën. Askush nuk u interesua për mjegullinën që kishin shpërndarë dhe, nuk besoj se kjo ishte bërë rastësisht.

Të gjithë jemi dëshmues të një rrjeti të gjërë shpifjesh në median tonë, në politikë, në parlament, në sallat qeveritare, në diskutimet e analistëve , kudo në studio televizive. Quhesh lehtësisht tradhtar, i korruptuar, ish sigurims, xhelat, torturues, vjedhës i shkallës së lartë, trafikant, gjithçka. Dhe askush nuk mban përgjegjësi, sepse askush nuk e merr seriozisht një kundërreagim.

Të gjithë e dimë se shteti kundërligjshëm përgjohet. Përgjohen njerëzit e tij, analistë, gazetarë, politikanë, biznesmenë, afaristë, bankierë, dhe të gjitha këto ndodhin jo nga struktura të specializuara, sipas ligjeve në fuqi. Bëhen, ashtu, për qejf të politikës, për një skandal më shumë, qoftë edhe i sajuar, për një “klink” më tepër, për pak emër e për shumë pasuri.

Parlamenti i Shqipërisë është vatra e shpifjeve kurrë të vërtetuara, media është, mjeshtërisht iso-ja dhe shpesh herë fabrikuesja e tyre.

Mjafton të ketë një postim “ qytetari digital” dhe media, pa e saktësuar nëse shtë lajthitja e rradhës apo e sakta e duhur, i bëjnë vendin kryesor, e rritin, e fryejnë , deri sa u plas.

Nëse politika duhet ndëshkuar, atëherë përse media duhet të ketë të drejtën e lirisë së shpifjes.

Ka ardhur një kohë e prapshtë për median e sotme, mosbesimi ndaj saj. Një media mosbesuese është një media e humbur. Në morinë e shpifjeve dhe lajmeve të sajuara është e vështirë të gjesh të vërtetën.

Ne kemi sot një media ku, mjerisht, shthurja dhe shpifja quhet besnikëri, ndërsa serioziteti kryengritje.

Nëse duam të kthejmë rëndësinë e medias, të asaj që flasim shkruajmë dhe paraqesim, le të sjellim së parë besueshmërinë e saj, përmes së të vërtetës dhe jo përmes shpifjes.

Duhet të marrë fund liria për të shpifur!

Duhet të ketë kohën e saj liria për të vërtetën!

Gjykomëni, nëse shpif në shkrimet e mia!