Sali Berisha thotë se familja e yij ka pasur gëzim ditën e djeshme, pasi djali i Shkëlzen Berishës ka përfunduar gjimnazin në Suedi, ku jeton me të ëmën.
Gjysh normalisht nuk ka qenë, se e kanë kyçur në shtëpi, por drejt Suedisë ka fluturuar Liria me Shkëlzenin.
“Familja jonë dje kishte një gëzim të veçantë.
Laidon Berisha, djali i Shkëlzenit, mori dje maturën me rezultate shumë të mira në një ceremoni të bukur shkollore dhe familjare.
Me këtë arritje të rëndësishme, Laidoni bëri shumë krenar prindërit dhe të gjithë familjarët e tjerë!
Nga zemra shumë urime Laidonit dhe shëndet e suksese në studimet universitare, përqafime”, shkruan Sali Berisha.