Shqipëria ka patur progres sa i takon lirisë ekonomike dhe kjo theksohet nga një prej instituteve, i cili ka një eksperiencë të gjatë në hulumtimin e ekonomive nga vende të ndryshme.
Instituti “Fraser” ka publikuar të dhënat studimore për lirinë ekonomike në botë, bazuar në statistikat e vitit 2016.
Në listën prej 162 shtetesh, Shqipëria renditet në vendin e 34, duke lënë pas Kroacinë në vendin e 75, Bullgarinë (46), akoma edhe Greqinë, ku kriza ekonomike e recensioni i thellë e kanë “dërguar” në vendin e 108-të, paralel me Kinën dhe Suazilandi (Afrikë).
Instituti “Fraser” kryen studime botërore nga viti 1996, në bashkëpunim me Rrjetin e Lirisë Ekonomike, një rrjet institutesh edukative dhe kërkimore me aktivitet ne 100 vende te ndryshme. Rezultatet e studimit bazohen në ushtrimin e politikës ne 5 aspekte bazë: Përmasat e vendit, drejtësia vendore, lehtësia në transaksionet me monedhën e fuqishme, liria në tregun ndërkombëtar, funksionimi bankar pro investitorit, marrëveshjet dhe sistemi funksional i bankave, biznesit dhe trajtimi i punëtorëve.