osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Liria e Medias, Rama: Ç’komedi e zymtë me djegësit, rrahësit e shantazhuesit e deridjeshëm të gazetave dhe gazetarëve që flasin në emër të lirisë

Liria e Medias, Rama: Ç’komedi e zymtë me djegësit, rrahësit e shantazhuesit e deridjeshëm të gazetave dhe gazetarëve që flasin në emër të lirisë

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit ka përplasur kryeministrin Edi Rama me kreun e PD Lulzim Basha.

I pari që reagoi për këtë ditë ishte kryedemokrati Lulzim Basha, i cili tha se mediat dhe gazetarët në Shqipëri janë më pak të lira se më parë, e ndërsa premtoi se me ardhjen e tij në pushtet kjo gjë do të ndryshojë.

Megjithatë, kur nuk kaluan shumë pak minuta, ka ardhur kundërpërgjigjja e kryeministrit Edi Rama i cili e cilësuar deklaratën e Bashës për lirinë e medias, si një komedi të zymtë.

“Ç’komedi e zymtë me djegësit,rrahësit e shantazhuesit e deridjeshëm të gazetave, gazetarëve e mediave që flasin në emër të lirisë së tyre!

Po shyqyr ka gjykatës për të gjithë dhe për të gjithë sa bëhen e thuhen,vjen dita e gjykimit ME VOTE😁 Pa merak vonon po s’harron 2021shi✌”– shkruan Rama në rrjetin social.

“Gazetarët pa liri janë si një vend pa zgjedhje të lira. Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, gazetarët shqiptarë janë më pak të lirë, më të pasigurtë, më të censuruar, me fare pak të drejta sociale dhe ekonomike, ndërsa shumë prej pronarëve të televizioneve, gazetave, portaleve janë më të pasur me tendera, licensa dhe favore të tjera qeveritare.

Gjendja e përkeqësuar e medias në Shqipëri u reflektua me rënien me 7 vende në indeksin botëror të Lirisë së Medias, në raportin e së cilës shprehet shqetësimi “për kapjen e mediave dhe përqendrimin e tyre në duart e një grushti biznesmenësh”.

Përdorimi i medias për avancimin e interesave ekonomike dhe jo për interesin publik është problemi kryesor që i ka ulur medias besueshmërinë tek publiku dhe ka bërë që 80% e gazetarëve të shprehen se nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale.

Pjesa më e madhe e medias sot në Shqipëri nuk bën më disa nga pyetjet bazë të gazetarisë “PSE”, “SI” “KUSH”. Gjithçka është reduktuar tek “KUR dhe “KU”, sepse pyetjet e tjera çojnë tek pushteti, tek qeveria, tek bashkia, që u japin pronarëve tendera, reklama, leje ndërtimi, licensa e favore të tjera.

Nëse do të pyesnin: PSE nuk hetohet dosja 339 dhe dosja 184, SI u bë tenderi i Unazës së Re, KUSH përfiton nga lejet e ndërtimit për kullat në Tiranë, mediat do të kishin zbuluar se prapa vjedhjes së zgjedhjeve, vjedhjes së taksave, grabitjes së pronës publike, qëndron Edi Rama dhe Erion Veliaj, kampionë të blerjes së medias.

Gjendja e përkeqësuar e lirisë së medias gjatë qeverisjes së Edi Ramës reflekton gjendjen e vërtetë të demokracisë në Shqipëri.

Zgjedhje të blera

Drejtësi politike

Gazetarë të censuruar

Vullneti i qeverisë është vendimtar për të përcaktuar lirinë e gazetarëve, sigurinë e tyre, të drejtat sociale dhe ekonomike.

Personalisht, jam angazhuar që, me marrjen e drejtimit të qeverisjes së vendit, do të bëj gjithçka për të forcuar lirinë e medias si shtyllë kryesore të demokracisë.

Gazetarët meritojnë të jenë pushteti i katërt dhe jo një vegël propagande në duart e kryeministrit.“- shkruan Basha.