Dy pjellat dhe vemjet e bllokut të diktaturës komuniste, Sali Berisha e Lulzim Basha, që ditën, bëjnë sikur shajnë e mallkojnë Enver Hoxhën dhe diktaturën e tij, po përdorin bashkëshortet e tyre, për të mbajtur lidhjet e vjetra, me biznese në “kohën e re”, duke u tallur me shqiptarët, lexoni, shikoni pamjet dhe kuptoni, se cilët janë realisht, udhëheqësit “antikomunistë” të PD, mes tyre edhe “anti-komunisti i tërbuar” Fatbardh Ali Spahia dhe kreu anti-komunist Nebil Çika
Dëgjojmë mëngjes drekë e darkë, që Sali Berisha e Lulzim Basha, vjellin vrerë me sharje, denoncime e mallkime, kundër diktatorit Enver Hoxha, kundër aktivizmit në politikë e qeveri, të pasardhësve të ish-bllokistëve dhe bëjnë sikur kërkojnë, ndërhyrje ligjore për ndalimin e simboleve komuniste në Shqipëri.
Mirëpo këto qëndrime, ata i mbajnë ditën, mbasi dy fakte të dokumentuara tregojnë se natën, dy pjellat dhe vemjet e bllokut të diktaturës komuniste, Sali Berisha e Lulzim Basha, po përdorin bashkëshortet e tyre, për të mbajtur lidhjet e vjetra edhe në “kohën e re”, duke tallur b..**n me demokratët.
Lexoni, shikoni fotografitë dhe kuptoni, se cilët janë realisht, udhëheqësit gjoja “antikomunistë” të PD, mes tyre dhe “anti-komunisti i tërbuar” Fatbardh Spahia, apo Kryetari i shoqatës Antikomuniste të ish-të Përndjekurve Politik, Nebil Çika e shumë të tjerë.
Liri Berisha, punëson dhëndrin e Enver Hoxhës, në bordin e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”
Po citojmë të plotë, mesazhin që na ka ardhur në redaksinë e “PAMFLETI”, nga një prind fëmije autikë: – “Ishim në takim me Fondacionin “Fëmijët Shqiptarë”. Në podium, krahë kryetares Liri Berisha, ishte edhe një person, që foli për të drejtat e fëmijëve autikë, duke përmendur, ndihmën që u jep fëmijëve, ky fondacion bamirës, i krijuar me mbështetjen e kryeministrit Sali Berisha, njeriut që rrëzoi diktaturën komuniste dhe krijoji shanse të barabarta për trajtime mjekësore jashtë shtetit të fëmijëve autikë, privilegj që në vitet e diktaturës, e kishin vetëm fëmijët e familjeve të bllokut”
Ky person, quhej Genc Boga, avokat dhe biznesmen, burri i Valbona Sokol Hoxhës, mbesës së diktatorit Enver Hoxha, mik i familjes Berisha dhe ortak me Liri Berishën në Fondacionin “Fëmijët Shqiptarë”, ortakë në studiot e Argita Malltezit e Shkëlzen Berishës, fakt të cilin “PAMFLETI” e vërtetoi, nga emri i tij në faqen zyrtare të fondacionit, ku figuron “Anëtarë Bordi”, ndërkohë që bordi, përbëhet nga familjarë të “Berishëve”.
Gruaja e Bashës, ortake me dhëndrin e Enver Hoxhës, në kompaninë “ACS” dhe bashkë-autore me të, në dokumentarin kundër krimeve të diktaturës
Para 1 jave, gruaja e Lulzim Bashës, ka shfaqur dokumentarin “Kohën e bëjnë njerëzit”, me të cilin, publikonte, denonconte dhe dënonte, krimet e diktaturës komuniste, të bëra në “regjimin gjakatar të përbindëshit Enver Hoxha”, siç e kishte etiketuar.
Dokumentari, sipas promovimit që iu bë në Muzeun Historik Kombëtar”, me organizim të Kryesisë së PD, TV-Klan-t dhe Kryesisë së Shoqatës Antikomuniste të ish-të Përndjekurve Politik, ishte përgatitut nga Aurela Isufi (Basha), gruaja e Lulzim Bashës dhe nga Genc Boga, burri i Valbona Sokol Hoxhës, mbesës së diktatorit Enver Hoxha, të cilët rezultojnë, se janë bashkëpronar të Fondacionit “Albanian Cultural Society” (ACS), ku gruaja e Bashës është Kryetare Bordi, ndërsa dhëndri diktatorit është N/kryetar Bordi. Këto janë faktet, komentet janë të tepërta./Pamfleti