Kryetari i Partisë Popullore Republikane (CHP), Kemal Kılıçdaroğlu ka qenë sot për vizitë në Shqipëri. Vizita e kryeopozitarit turk nuk lidhej me çështje politike, por ai iu bashkua pelegrinazhit të bektashinjve në malin e Tomorrit.
Kılıçdaroğlu ka mbërritur me avion në Tiranë dhe më pas ka udhëtuar me helikopter drejt Tomorrit.
Atje, ai ka mbajtur edhe një fjalim përpara të pranishmëve.
Gjatë pelegrinazhit, Kemal Kılıçdaroğlu shoqërohej nga presidenti Ilir Meta, me të cilin është takuar edhe në Tiranë.
Pjesë e pelegrinazhit u bë edhe Talat Xhaferri, kreu i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.
Mali i Tomorrit është mbipopulluar këto ditë nga qindra mijëra besimtarë të ardhur nga i gjithë vendi, diaspora dhe bota. Peligrinazhi që zhvillohet nga 20 deri në 25 gusht kryhet për nder të heroit të Bektashinjve Imam Aliut.