Me rastin e 29 nëntorit, Ditën e Çlirimit të Ardheut, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka bërë një mesazh urimi në rrjetin social.
“Të përulemi me respekt para veteranëve të Luftës, një pjesë të vogël të të cilëve i kemi ende midis nesh dhe të cilëve u uroj jetë të gjatë!”, shkruan Nikolla.
“Sot është 29 Nëntor, përvjetori i 77-të i çlirimit të atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë. Sot është dita e mirënjohjes ndaj çlirimtarëve.
Është dita të nderojmë dëshmorët e Lirisë. Të përulemi me respekt para veteranëve të Luftës, një pjesë të vogël të të cilëve i kemi ende midis nesh dhe të cilëve u uroj jetë të gjatë! Në Luftën për çlirim shqiptarët u bashkuan rreth vlerave të antifashizmit dhe të lirisë, vlera të cilat qëndrojnë në themelet e Shqipërisë demokratike.
Sot është koha të jemi bashkuar për përshpejtimin e rrugëtimit evropian të Shqipërisë, për të thelluar e avancuar reformat, në shërbim të zhvillimit të Shqipërisë, konsolidimit të demokracisë dhe rritjes së mirëqenies së të gjithë qytetarëve. Gëzuar të gjithëve 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Shqipërisë!”, shkruan Nikolla.