osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Linda thjesht një grua? Ajo e bëri të qartë e publik rolin e saj

Linda thjesht një grua? Ajo e bëri të qartë e publik rolin e saj

Nga Mira Kazhani

Ka qenë e rezervuar me jetën publike që kur u shpall lidhja me Edi Ramën dhe veçanërisht gjatë gjithë periudhës kur bashkëshorti i saj u ul në zyrën e kryeministrit. Linda Rama përshkruhet shpesh në media si një ‘low profile’ term i trupëzuar edhe në gjuhën e përditshme shqipe, që mesazhon një kuptim të një roli të ulët, modest dhe aspak protagonist.

Tani kam ngasjen për të thënë disa përshtypje nga dalja e zonjës Rama në studion e “Në kurthin e Piter Pan” në Klan. Një format fëmijësh, që vjen i dashur dhe i lehtë, por ku bashkëshortja e Edi Ramës, për këdo që e ka ndjekur me vëmendje intervistën piterpanore, nuk linte përshtypjen se gjërat që thuhen për rolin e saj modest janë fort të vërteta. Linda Rama po, u shfaq si një grua e butë, që fliste qetë, që fillimisht i dha kohë vetes duke kontrolluar emocionet e ekranit në një program live, por që përgjatë intervistës ishin të kuptueshme mesazhet dhe sidomos roli që ajo duket se ka tek kryeministri shqiptar.

Linda Rama si një grua që vjen nga shoqëria civile, auditoret, sigurisht që nuk presim të jetë një peshë e lehtë, por teksa foli për Edi Ramën, pamë një moment plotësisht politik dhe gati një fushatë për të. Ishte një pyetje që kishte të bënte me faktin sesa e lodhshme është të jesh familjar i një politikani e sidomos si Edi Rama. Ajo u kujdes të thotë se pa dyshim familjarët vuajnë dhe e para që mund të jetë lënduar më shumë ka qenë e ëma, Antoneta, por teksa erdhi radha të fliste për ndjenjat e saj, Linda Rama nuk pati ‘mëshirë’ për dobësi, nuk u përfshi në romantizma grash, as bëri indiferenten por pati një paragraf, ku nuk foli thjesht si një bashkëshorte. Duke rreshtuar një sërë arritjesh të Edi Ramës, dikur si kryetar bashkie dhe sot si kryeministër, duke përsëritur në të njëjtën frazë pyetjen retorike: Si mund të lodhësh nga politika e Edi Ramës kur ai ka bërë…

Linda Rama: “Unë e mbaj mend Shqipërinë e viteve ’90, të fëmijërisë së Reas dhe Gregut, pa ngjyra. Si mund të lodhesh nga Sheshi Skënderbej, Pazari i Korçës, Parku Olimpik, njerëz që rimbursohen me ilaçe, libra falas, checkup të detyrueshëm, ligji i duhanit. Si mund të lodhesh nga politika e Edi Ramës, kur ne shqiptarët e kemi pasur gjithmonë kokën nga Europa dhe sot jemi një hap larg nga Europa…”

Kjo është veç një pjesë politike e intervistës së Linda Ramës në Klan, e cila bashkë me admirimin për bashkëshortin e saj, momentet kur rrëfeu rritjen e Zahos apo fëmijërinë e saj, kur këndoi këngë për fëmijë apo kur improvizoi se çfarë do bënte një kryeministre si ajo në një çast fantazie, ajo të jepte idenë se është edhe një këshilltare e fortë në veshin e Edi Ramës. Ka një rol në atë që ndodh rreth e përqark; ashtu e qetë, e ekuilibruar, pa kaluar kurrë cakun, Linda duket të jetë fiks si ai përshkrimi ynë tipik: kockë e fortë!