osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Linda Rama përball Fevziut: Edin e kam takuar në vitin 2002, martesa me të më ka detyruar tre dorëheqje! Nuk do angazhohem kurrë në politik

Linda Rama përball Fevziut: Edin e kam takuar në vitin 2002, martesa me të më ka detyruar tre dorëheqje! Nuk do angazhohem kurrë në politik

Bashkëshortja e kryeministrit të vendit, Linda Rama deklaroi këtë të Mërkurë në “Opinion” se nuk do të angazhohet asnjëherë në politikë. Ajo theksoi se mbështetjen e saj në këtë fushë e ka treguar më së miri duke qëndruar krah Edi Ramës.

Blendi Fevziu: Një pyetje të fundit, a do hyni në politikë?

Linda Rama: Po më pyesni mua a do hyj në politikë?!

Blendi Fevziu: Po, a e keni në planet afatgjata, jo sot?

Linda Rama: Unë i kam dhënë politikës nëpërmjet mbështetjes, se politikën e shoh instrument për mirëqenien e njerëzve dhe vendit, e kam dhënë duke mbështetur, duke qenë në krah të Edit…Mendoj i kam dhënë gjithçka. Jo! Nuk do angazhohem ndonjëherë në një parti politike, unë e kam zgjedhur rrugën time dhe nuk e kam ndryshuar, kam insistuar në atë që dua të bëj dhe e kam të qartë se në çfarë dua të jem e dobishme.

Ajo rrëfeu edhe pak nga njohja e saj me kryeministrin e vendit. Ajo tha se për herë të parë ata janë takuar në vitin 2002, në kohën kur Edi Rama ishte kryebashkiak i Tiranës. 8 vite më vonë, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

“Ne kemi bërë një dalje të gjatë në një emision televiziv, jemi shpjeguar dhe unë aty jam prezantuar në fakt si bashkëshortja e Edi Ramës. Ne jemi martuar në vitin 2010, unë jam njohur me Edin në vitin 2002, në kuadrin e bërjes së një raporti për zhvillimin njerëzor, që është një nga publikimet më dinjitoze dhe arsyeja ka qenë sepse tema e raprotit ka qenë për decentralizimin dhe meqënëse Tirana po shkonte me shpejtësi drejt thellimit të këtij procesi, u ftua nga grupi i ekspertëve, unë aty e kam takuar për herë të parë.”

Megjithatë, tregon se martesa me kryeministrin Edi Rama i “kushtoi” 3 dorëheqje.

“Në vitin 2010, atë javën e martesës me Edin, më shkaktoi 3 dorëheqjeqë i kam dhënë pa m’i kërkuar njeri, jo se kishte ndonjë problem etik, por sistemi im arsyetues dhe etika ime e brendshme ma thoshte këtë gjë.

Dhashë dorëheqjen nga drejtuese e zyrës ku punoja, një dorëheqje ka qenë largimi nga auditori si lektore sepse jepja politika publike në nivelin master dhe dorëheqja e tretë ka qenë nga bordi i fondacionit Soros. Nga bordi ka pasur rezistencë të fortë që të mos pranonin dorëheqjen time, sepse e kishin të pamundur të pranonin që pozicioni i Edit në atë kohë të ishte një plumb ekzekutues për karrierën time që kishte ardhur si rezultat i kontributeve dhe meritave që kisha. Jam ndjerë shumë mirë sepse aty kam kuptuar shkallën e maturisë së atyre njerëzve dhe insistimin për të mos krijuar precedent që pastaj mund të rezononin si arsye tek të tjerët”, deklaroi Linda Rama.

Si bashkëshorte e kryeministrit të vendit Edi Rama, Linda Rama është krah tij në dalje të rëndësishme publike.

Megjithatë intervistat apo dhe daljet e tjera të saj janë shumë të rralla. Për këtë, Linda Rama shprehet se është një gjykim i saj, duke shtuar se çdo prononcim i saj publik është i arsyetuar.

Blendi Fevziu: Dje dhe sot kam parë disa nga daljet tuaja publike për të parë stilin e intervistës, ritmikën etj, dhe vura re që ju keni shumë dalje të rralla në publik. Flas jo vetëm intervista, sepse unë u fokusova tek intervista, por edhe dalje të tjera. Pse kjo zgjedhje?

Linda Rama: Sepse kështu e kam gjykuar.

Blendi Fevziu: E keni gjykuar ju apo ka qenë imponim nga rrethanat.

Linda Rama: Jo, ka qenë zgjedhja ime dhe sigurisht që ka rrethana që kërkojnë prezencën time në publik dhe unë dal në publik, por e kam gjithmonë daljen në publik dhe shfaqjen në publik të arsyetuar.