Në moshën 55-vjeçare, duket se i ka të gjitha, por nuk është e kënaqur. Teksa është në kulmin e saj, problemet fillojnë të mbysin.
Vepra e Penelope Skinner vjen për publikun shqiptar nën regjinë e Violeta Trebickës. Protagonistja Linda, që interpretohet nga aktorja Luiza Xhuvani, lufton për të ruajtur jetën e saj, duke përfshirë familjen dhe karrierën.
Nën interpretimin e një kasti të zgjedhur aktorësh, drama përcjell mesazhe të fortë për familjen shqiptare.
“Subjekti është internacional, janë dramat familjare. Është sa angleze dhe shumë shqiptare. Kjo ishte një vepër e Luiza Xhuvanit. Personazhi kryesor mbart gjithë dramën. Nëse ajo është drejtuese e shfaqjes, shfaqja do të jetë shumë e suksesshme“, shprehet aktori Vasjan Lami.
“Vepra është e perceptuar drejt. Është e çuar në qasjen e duhur apo në kahjen e duhur. Një meritë të madhe ka protagonistja për perceptimin e veprës”, tregon aktori Alfred Trebicka.
“Ka në qendër gruan në të gjitha dimensionet e saj. Roli im është një shpërfaqje e të gjitha këtyre dimensioneve. Është roli im i preferuar“, shprehet aktorja Enisa Hysa.
“Personazhi im është një romantike e pashpresë. Është në kërkim të dashurisë gjatë gjithë kohës dhe kjo e bën të gabojë, por kthehet dhe mundohet ta korrigjojë gabimin“, thotë aktorja Artemisa Kusi.
Linda shfaqet ekskluzivisht për publikun artdashës këtë fundjavë në Teatrin Kombëtar.