“Nga nesër do të shihni një tjetër presidenti”! Kjo është deklarata e fortë e presidenti Ilir Meta. Pyetur se çfarë do të thotë kjo, Meta tha se do të jetë më institucional, duke sqaruar se takimet me kryeministrin Edi Rama, kryedemokratin Lulzim Basha dhe ambasadorët Yuri Kim e Soreca do të jenë me dëshmitarë e të mirëdokumentuara.
“Do shihni një president tjetër, tepër institucional, shumë i kujdesshëm. një president që do të zbatojë Kushtetutën, që nuk do të përfshihet më me biseda që lënë vend për alibira, e diskutime.
Me kryeministrin jam i hapur për takime zyrtare të mirëdokumentuara dhe me dëshmitar, por kështu edhe me Bashën si kryetar i opozitës. Me Kryemadhin nuk ka nevojë, se ajo ndjek Bashën, s’ka nevojë. Me ambasadoren e SHBA-së dhe të BE-së gjithashtu, u shpreh ai në ‘Opinion’.
Nga ana tjetër, kreu i shtetit ka dhënë sinjale se nuk ka në plan të shpërndajë parlamentin, duke lënë të nënkuptuar se nuk ka mjaftueshëm besim në këtë opozitë për marrjen e qeverisjes në të ardhmen.
“Unë shpresoj që gjërat të shkojnë ndryshe. Kryetari i parlamentit është legjitim. Parlamenti ka probleme me Kushtetutën. Prap jemi në një situatë ku të mos e çojmë më tej paligjshmërinë. Nëse ka opozitë që merr përsipër drejtimin e qeverisë në të ardhmen, patjetër e shpërndaj parlamentin.
Por unë lëvizje bosh nuk bëj”, u shpreh Meta, teksa nuk i ka kursyer akuzat për kryeministrin Edi Rama. Për Metën, vendimi për shembjen e Teatrit, që e cilëson si të nxituar, ka një qëllim “destabilizimin e vendit”. Për këtë bën fajtor Ramën, të cilin e quajti si përfaqësues i përfaqësues i lobit serb në SHBA që i intereson përplasja cilive dhe për këtë shprehet se ka prova që do i publikojë në një moment të dytë.
“Rama përfaqësues i lobit serb në SHBA. E them me bindje do e provojë koha. Lobi serb dhe ai pro rus në Uashington i intereson përplasja civile dhe destabilizimi në Shqipëri. Kam shumë prova dhe dokumente që do i bëj publike në kohën e duhur. SMS që u bë publike sot do duket pa vlerë në raport me to. Do flas në të ardhmen dhe në kohën e duhur”, tha Meta.