Nga Edmond Petraj
Ligji është shprehia më themelore e çdo shoqërie, dhe është ajo forcë që ndihmon në mbajtjen e rendit dhe barazisë. Ata që nuk besojnë te ligji janë të rrezikshëm, sepse ata nuk janë vetëm kundër një institucioni, por kundër themeleve që mbajnë gjithçka të qëndrueshme. “Kur nuk besoni te ligji, hapni rrugën për kaos.” Ky është një paralajmërim i fuqishëm, një tërheqje vëmendjeje mbi pasojat e mosbesimit dhe të veprimeve të drejtpërdrejta që dobësojnë themelimin e rendit shoqëror.
Në një shoqëri që ka vendosur ligjin si shenjë të drejtësisë dhe sigurisë, kërkesa për besim te ky sistem është themelore. Kjo nuk është thjesht një çështje e zgjedhjeve individuale, por një përgjegjësi kolektive. Kur një individ ose një grup i shmanget ligjit, ata e shkatërrojnë një pjesë të rëndësishme të sistemi shoqëror. Pa besim te ligji, ne ndjekim rrugën e anarkisë, ku forca e mundshme e të drejtës është zëvendësuar me mundësinë e kaosit dhe pasigurisë. Anarkia, në këtë rast, shkon përtej mungesës së rregullave – ajo nënkupton gjithashtu humbjen e një standardi të moralit dhe të drejtës.
“Nuk është sistemi që dështon, por ne që nuk e mbrojmë.” Ky pohim duhet të jetë një kujtesë për secilin nga ne, duke na mbajtur të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që mbajmë për funksionimin e ligjit. Sistemi është aty për të na mbrojtur, për të siguruar se askush nuk mund të veprojë për interesin e tij personal mbi interesin e përgjithshëm. Kur ne refuzojmë të besojmë te ligji, i japim leje atij që duan të shkelin rregullat për interesat e ngushta. Është kjo mosmarrëveshje dhe shpërfillje që krijon mbivendosje dhe konfuzion, të cilat i japin mundësi individëve të tjerë për të shfrytëzuar boshllëqet dhe dobësitë e një sistemi të dobët.
“Mos fajësoni drejtësinë kur përkrahni krimin; fajësoni veten për shkatërrimin e shpresës që ligji ofron.” Kur ligji dështon, shpeshherë kjo ka të bëjë me paaftësinë e institucioneve për të zbatua politikat dhe procedurat e drejta. Megjithatë, një pjesë e madhe e problemit është mbështetjeja që individët i japin praktikave kriminale, që nënkupton largimin nga ajo që ka rëndësi për stabilitetin e shoqërisë. Nëse ne si qytetarë pranojmë të mbrojmë krimin për arsye personale apo përfitime të menjëhershme, krijojmë një mjedis ku krimi bëhet i padisplinueshëm dhe jo i dënueshëm. Nga kjo ardhin pasiguri dhe frikë në radhët e njerëzve të ndershëm, të cilët përpiqen të ndjekin rregullat, por pa ndihmën e sistemit nuk mund të kenë sukses.
“Pa ligj nuk ka liri, vetëm anarki dhe tirani.” Ky është një perceptim që sjell me vete një qëllim tejet të rëndësishëm: liria është mundësia për të vepruar në përputhje me rregullat që janë vënë për të mbrojtur gjithsecilin individ, për të ndihmuar bashkëpunimin dhe për të shmangur dominimin e të fortëve ndaj të dobëtve. Pa ligj, çdo individ do të ishte një sundimtar i mundshëm i tjetërkujt, ku të drejtat nuk janë të garantuara, por janë objekt pasigurie të përhershme. Anarkia do të çojë në zhvillim të plotë të dhunës dhe tiranisë, ku pak individë që kontrollojnë fuqinë dhe armët mund të dominonin mbi shumicën, duke asgjësuar çdo shenjë të lirisë individuale.
Pra, ky reflektim nuk është thjesht një kritikë e atyre që refuzojnë ligjin, por një thirrje për të gjithë ne që të mbrojmë dhe të respektojmë atë që na siguron ne, shoqërisë dhe brezat që do të vijnë, një mjedis të drejtë dhe të barabartë. Ligji është kështjella që na mbron dhe ai është mënyra për të siguruar se liria jote do të nderohet dhe mbahet, derisa respektohen të drejtat e të tjerëve.