Avokatët Jordan Daci dhe Idajet Beqiri kanë debatuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, për me ngjarjen e 21 janarit dhe audiopërgjimit të publikuar së fundmi, ku ish-komandanti i gardës, Ndrea Prendi komunikonte dhe i jepte urdhra vartësve të tij.
Teksa aktivistja Rezarta Çaushi tha se 21 janari nuk mund të hetohet më për shkak të ndryshimit të ligjit 449 nga Partia Socialiste në vitin 2017, Beqiri u shpreh se kjo ishte e gabuar, por Daci e kundërshtoi.
Rezarta Çaushi: Kjo çështje nuk mund të rihapet për shkak të këtij ligji, sepse pozita e të pandehurve nuk mund të rëndohet edhe nëse materialet e publikuara janë prova.
Idajet Beqiri: Nuk është kështu.
Jordan Daci: Si nuk qenka kështu, do kthehemi te leksioni i parë i të drejtës penale?
Idajet Beqiri: Ti gjykon pa u thelluar.
Jordan Daci: Nuk ka lidhje fare me realitetin, me atë që po flasim. Po shkenca penale nuk ka filluar me Idajetin.