osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ligji i ri i dosjeve: Spiunët e ish-Sigurimit në politikë drejt zbulimit, verifikim të detyruar për deputet, ministra e bshkiake

Ligji i ri i dosjeve: Spiunët e ish-Sigurimit në politikë drejt zbulimit, verifikim të detyruar për deputet, ministra e bshkiake

Spiunët e ish-Sigurimit të Shtetit të infiltruar në politikën shqiptare pritet të zbulohen. Dy vite më parë nisi zbatimi i ligjit për hapjen e dosjeve të Sigurimit, por kritikat ndaj tij nuk kanë munguar. Gjatë diskutimeve në komisionet parlamentare, ligji u hartua në mënyrë të atillë që të mos prekë politikanët.

Verifikimi për lidhjet me ish-Sigurimin ndodh vetëm gjatë emërimeve në detyrë, ndërsa për deputetët, ministrat apo krerët e bashkive nuk ka verifikim. Rasti i anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi tregoi që përveç tij, ka edhe shumë funksionarë të tjerë të lartë që kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Por nëse Sheshi nuk do të kandidonte për në KLP, atëherë nuk do të dilte në pah as fakti që ai ka qenë sigurims. Por një gjë e tillë pritet që shumë shpejt të ndryshojë.

Të gjithë emrat e njohur me poste të larta, përfshirë këtu edhe politikanët, do të duhet që t’i nënshtrohen verifikimit me detyrim nëse kanë qenë apo jo spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit. Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit po përgatit një draft-projektligj për këtë qëllim, i cili së shpejti do të mbërrijë në Kuvend për diskutime. Një gjë të tillë e pohoi për gazetën “SOT” dje vetë anëtari i Autoritetit të Dosjeve, Simon Miraka.

Ai u shpreh se do të bëhet një ndryshim në ligjin aktual, i cili verifikimin për ish-sigurimsat nuk do ta lërë në dëshirë të politikanëve, por do ta bëjë të detyrueshëm. “Defekti i ligjit tonë është se nuk e kanë bërë me detyrim që për emra të njohur të ketë verifikim. Nuk është ligj imponues. Ne, me juristët e institucionit tonë po përgatisim një draft-propozim që të ndërhyjmë në ligj në mënyrë që ligji të jetë ligj imponues”, tha ai. Me ndryshimet në ligj që po përgatiten, qetësia e shumë politikanëve do të marrë fund.

Ndërkohë Miraka e lidhi ndryshimin në ligj edhe me afrimin e zgjedhjeve. Sipas tij, nuk është normale që për kandidatët për kryetarë bashkie apo për deputetë të mos ketë verifikim të detyrueshëm nëse dikur ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit. “Jo vetëm rasti i fundit me Bujar Sheshin, por kemi edhe rastin e deputetëve apo kryetarëve të bashkive sepse tani jemi në prag të zgjedhjeve. Nuk është një ligj që i imponon deputetët që të vijnë dhe të bëjnë skanerin a verifikimin por e lënë në dëshirë të drejtuesit të institucionit, pra në këtë rast të kryetarit qoftë të PS, qoftë të PD. Ne na kanë ardhur deputetë, por kanë ardhur me dëshirën e tyre. Nuk është detyrues, por ne do të ndërhyjmë në ligj, do t’ia paraqesim Kuvendit propozimin tonë dhe më pas është Kuvendi ai që vendos”, deklaroi Simon Miraka.

Miraka: Ka dosje të dëmtuara

Anëtari i Autoritetit të Dosjeve, Simon Miraka e ndali theksin dje edhe tek asgjësimi i dosjeve të ish-sigurimsave. Sipas tij, ka shumë dosje që janë dëmtuar, duke treguar kështu që është ndërhyrë për të asgjësuar pjesë të tyre. “Ka edhe dosje të dëmtuara, nuk janë dosje të përpunuara. Në vitin 1992 u nda Ministria e Brendshme u quaj Ministria e Rendit Publik dhe dokumentet e Sigurimit të Shtetit kaluan në SHISH.

Edhe gjatë kësaj periudhe dokumentet që u poseduan nga Shërbimi Informativ janë më të sistemuara. Ndërsa dosjet e Ministrisë së Brendshme që përfshijnë dosjet e kuadrit, dosjet operative, dosjet hetimore-gjyqësore nuk janë të sistemuara, nuk janë të përpunuara dhe kjo na han shumë kohë”, u shpreh Miraka. Ai komentoi edhe akuzat e hedhura nga Bujar Sheshi për Autoritetin e Dosjeve. Simon Miraka theksoi se AIDSSH iu referohet vetëm dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit. “Ne jemi një institucion informues, jo vendimmarrës. Në të gjitha rastet, qoftë kërkesa individuale, qoftë kërkesa institucionale ne ju referohemi këtyre dokumenteve të hartuara nga Sigurimi i Shtetit”, tha Simon Miraka.

Mimoza Ibra