Në organizatat kriminale italiane, “rregulli i monogamisë” mbetet akoma një element vendimtar për të matur vlerat de besueshmërisë së anëtarëve. Dhe çdo shkelje, është e mjaftueshme për të dekretuar një dënim me vdekje
Nga: Roberto Saviano
Palermo, nëntor 1993. Totò Riina është ulur në kafazin e hekurt të sallës së gjyqit në Ucciardone. Kryetari i gjykatës, sapo ka pranuar kërkesën që parashikohej të ishte një përballje epike: ajo mes ish-shefit të shefave të “Cosa Nostra”-s, i arrestuar pak muaj më parë dhe të penduarit më të rëndësishëm të drejtësisë, Tommaso Buscetta, të cilit Riina i kishte masakruar familjen.
Riina pëson një shpërthim. Ai është i shqetësuar, kërkon urgjentisht të flasë. Dhe për çudi, pasi e kërkon, e refuzon përballjen. “Ai nuk është burrë për mua, – thotë ish-bosi italian. – Ai nuk është statura ime, ai është një njeri që ka shumë të dashura”.
Për të kuptuar sesi sundimi monogam ka qenë gjithmonë shtylla e drejtimit të një mafiozi – shtylla kurrizore mbi të cilën do të ndërtohej zinxhiri i lidhjeve që mbytin jetën e çdo anëtari dhe çdo territori të hegjemonizuar nga perandoria e tyre – mund të fillohet pikërisht nga këtu.
Që nga momenti në të cilin, pra, njeriu që dha urdhrin për të vrarë gjykatësit Falcone dhe Borsellino në Palermo, vendos të akuzojë ata që e akuzojnë si sharlatan, puçist apo vrasës, edhe ai mund të thoshte: “Buscetta kishte vrarë njerëz kur ishte i ri”. Por jo, akuza është se është një burrë “me shumë gra”.
Për disa arsye të çuditshme, kryesisht për shkak të zonave të organizatave kriminale amerikane, është një mendim i përbashkët, se bosat janë burra të shpërbërë, gjuetarë “fustanesh”, me një zakon të tillë, që synon t’i udhëheqë gjithnjë.
Megjithatë, në organizatat kriminale, monogamia italiane është një element i themelimit të vlerës dhe besimit për anëtarët e rinj të organizatës: çdo formë dhune është e mjaftueshme për të dekretuar vdekjen. Mafiet, si çdo pushtet nga ana tjetër, duke kontrolluar seksualitetin nga jeta, kontrollojnë jetën, duke i ndëshkuar në mënyrë arbitrare sjelljet seksuale që shkelin rregullat, duke treguar fuqinë në çdo aspekt të jetës që nuk i bindet mbizotërimit të tyre.
Rregullat u zbuluan nga vetë Buscetta: nuk hyni dot në organizatën “Cosa Nostra” si të divorcuar apo fëmijë të prindërve të divorcuar, as nuk ka vend për ata që shoqërohen me prostituta, që kanë “dashnore”, që janë regjistruar në Partinë Fashiste, përdorin drogë, apo janë homoseksualë.
Për këtë arsye, para gjykatësve të habitur, Riina – një njeri i akuzuar për qindra vrasje të njerëzve të pafajshëm, për torturime dhe sulme të organizuara – flet me një zë të vendosur për “moralin” e tij: “Po e nis, – thotë, – nga familja ime. Gjyshi im ishte i ve në moshën dyzetvjeçare dhe kishte pesë fëmijë me gjithë babain tim dhe nuk kërkoi më kurrë të martohej me një grua. Nëna ime mbeti e ve në moshën 33 vjeçe. Ne jetojmë në vendin tonë me korrektësi morale”.
(Përballja, para se të ngrihej për shkak të Totòs, pati një moment të shkurtër, në të cilin Buscetta i tha Riinës: “Ky individ mund të flasë për moralin kur ka vrarë kaq shumë njerëz të pafajshëm! Ku është morali yt, Riina? Pse fjeta unë me gruan tënde? E di pse. Ti ishe shumë i zënë, duke u marrë me gjërat e tua mafioze. Ishe shumë i zënë, duke qenë ylli i ‘Cosa Nostra’-s, kështu që nuk shqetësoheshe për gratë, ishe i shqetësuar për të ndjekur gjëra të tjera”.
Por rregulli absolut monogam nuk kufizohet vetëm te “Cosa Nostra”. Bosi Paolo Di Lauro, dekretoi kufizime shumë të qarta për organizatën famëkeqe napolitane “Camorra”.
Disa nga ligjet e klaneve kriminale janë: nuk vritet për para, kur ka probleme ekonomike, thirret një mbledhje e drejtuesve të lartë dhe nis përpjekja e negocimit, duke shmangur çdo tentativë për ekzekutim.
Nuk vritet veten nëse ka konflikt territorial me një familje tjetër, përveç se autorizimin e ka dhënë e gjithë dhoma e formuar nga bosët e familjes.
Për “Camorra”-n në Sekondiljano, të reformuar nga Di Lauro, në një rast edhe mund të vrasësh pa kërkuar leje, por vetëm një: kur një burrë është në një marrëdhënie jashtë-martesore dhe flirton me gruan e një anëtari tjetër të organizatës.
Në atë rast, ekzekutimi është i ligjshëm me klauzolën e vetme të sjelljes së provës objektive nëse burri tentuar të shkojë me të dashurën, gruan apo vajzën e tij.
Në të gjitha organizatat mafioze, është e ndaluar edhe miqësia, edhe kjo që nga zanafilla e kohërave mafioze, e deri në ditët e sotme.
Në vitin 2001, në zonën e Kazertas, Domenico Bidognetti, urdhëron eliminimin e Antonio Magliulo-s, sepse ai kishte guxuar të joshte një vajzë pavarësisht se ishte i martuar.
Ai e lidh atë në një karrige në plazh përballë detit dhe i mbush gojën dhe vrimat e hundës me rërë, deri në mbytjen e tij për vdekje.
Gaetano Formicola, 21 vjeç në atë kohë, zbulon se një mik i tij, Vincenzo Amendola, ka filluar t’i dërgojë mamasë së tij mesazhe që konsiderohen si flirtime.
Vetë ideja që nëna mund të ketë një “tërheqje seksuale” është e patolerueshme, siç është i patolerueshëm edhe mendimi, se babai në burg, mund të mësojë për të. Ai e tërheq Vincenzon në fshat, duke e mashtruar, e bën të gjunjëzohet në një hendek dhe e qëllon në kokë.
Është uria e pangopur e mafies për posedim që përcakton nevojën për një rregull monogam pa përjashtime. Dhe në një shoqëri, ku morali seksual ka bërë përparim minimal, mafiozët përdorin sjelljet seksuale të qëllimeve të tyre për t’i delegjitimuar.
Krerët e mafies e dinë, se nëse jeta e tyre seksuale bëhet publike, kjo i ekspozon ndaj talljeve. Pavarësisht se kush është dhe jetës seksuale që bën, qoftë edhe më e zakonshmja e bërë publike, duket groteske.
Për këtë arsye, brenda organizatave kriminale, para se të arrihet te armët, çdo anëtar delegjitimohet; kur duhet të veprosh kundër dikujt, gjëja e parë që përdoret, është insinuata, fillimisht shaka dhe gradualisht kalohet në seriozitet, deri te dyshimi për tradhti për shkeljen e monogamisë.
Disa organizata vendosin të eliminojnë ata që kanë “mashtruar”; të tjerët i nxjerrin të dy “dashnorët” para “ligjit mafioz”.
Vendimi merret në bazë të rastit konkret: gruaja vritet kur, “pastaj do të zgjidhet një tjetër” (këto janë fjalët e Marcheses, shefit të ‘Cosa Nostra’) ekzekutohet i pari mashkulli “tradhtar”, kur mendon se mund ta ndërpresë kështu “turpin”, duke i dhënë një leksion moral territorit, por duke shpëtuar gruan, vajzën, motrën.
Sido që të jetë, mes të gjitha familjeve ka një lloj solidariteti kriminal, i cili i eliminon që në burg “dashnorët” e grave dhe të dashurave të anëtarëve të organizatës. Kushdo që prek një grua që ka partnerin e saj në burg, duhet të vdesë: nën dënimin e rrezikut, se pa ndëshkim, të gjithë anëtarët do të bëhen “tradhtarë”.
Ky është rasti, për shembull, i asaj që ndodhi me Rocco Anellon, kreu i ‘Ndrina-s së Filadelfias”, në provincën e Vibo Valentias.
Gruaja e tij, Angela Bartucca, e mbetur vetëm në moshë të re me të shoqin në burg, pati një lidhje me Santino Panzarellan. Kur burrat e klanit e zbuluan këtë gjë, e rrahën për vdekje dhe e mbyllën në bagazhin e një makine në pritje për të hequr qafe trupin.
Por ai ishte ende gjallë. Kur rihapën bagazhin, ai zgjati një këmbë që të mos mbyllej, por grupi ia theu duke ia përplasur portën e bagazhit të makinë dhe në fund e qëlluan për vdekje me armë zjarri në fytyrë.
Ishte viti 2002, Santino ishte 27 vjeç. Bartucca kishte një histori tjetër dashurie po ashtu me Valentino Galatin, një ish-seminarist që e ndihmonte me punët kur ajo kishte nevojë. Kur u zbulua, Galati i shkroi bashkëshortit Anello, që ishte në burg: “Unë e di që këto gabime paguhen me vdekje, ejani dhe më vrisni, sepse e di që me siguri ky do të jetë vendimi juaj”.
Por jo vetëm kaq: disa muaj më parë, Antonio Abbinante, bosi i klanit “Scampia” me të njëjtin emër, kishte hapur një gropë ku synonte të tërhiqte dhe të varroste një burrë, i cili më vonë u shpëtua nga hetuesit, me fajin e vetëm se kishte pasur një lidhje me gruan e një të burgosuri.
Dhe Maria Buttone, gruaja e shefit të Marcianises (Kazerta), Domenico Belforte, e detyroi bashkëshortin të vriste Angela Gentilen, me të cilën kishte hyrë në një lidhje vite më parë.
Nga kjo grua, Belforte kishte një vajzë, 13 vjeçe në kohën e vrasjes: Buttone e priti në shtëpi, si të ishte vajza e saj, por nëna e vajzës duhej të zhdukej, për të pastruar emrin e familjes.
Si të gjitha moralet represive, dhunimi i monogamisë është më i toleruar te meshkujt. Me dy kushte: që tradhtia të ndodhë në fshehtësi absolute dhe që, mbi të gjitha, të mbetet krejtësisht në rolet tradicionale të mashkullit dhe femrës.
Ferdinando Caristena, një tregtar 33-vjeçar nga Gioia Tauro, kishte nisur një lidhje me motrën e kunatit të shefit, Mimmo Molè. Gjithçka po shkonte mirë: por para dasmës u zbulua se, në të kaluarën, Caristena kishte pasur marrëdhënie hooseksuale me burra të tjerë. Ishte vetë ai që e pranoi këtë para vrasësve të tij: ai u vra në maj 1990.
E gjithë fuqia e hakmarrjes dhe e frikësimit të një karteli mafioz, artikulohet mbi “tradhtinë” femërore.
Angela Costantino ishte 25 vjeçe dhe me 4 fëmijë. Bashkëshorti i saj, anëtar i “Ndrangheta”-s, Pietro Lo Giudice, ishte në burgun e sigurisë së lartë në Palmi.
Ai është i destinuar të qëndrojë atje për vite me radhë. Kështu, ajo fillon të takohet me një burrë, por nuk dëshiron të largohet nga bashkëshorti i saj.
Ajo dëshiron vetëm pasion, ngrohtësi, miqësi. Kur të afërmit e të shoqit e zbulojnë, Angela e vrasin duke e mbytur me duart në fyt. Ishte viti 1994 dhe kufoma u zhduk.
Rosalia Pipitone, 20 vjeçe, grua dhe nënë, u vra gjatë një grabitjeje në vitin 1983 në Palermo. Vite më vonë, një i penduar, Francesco di Carlo, shpjegoi se grabitja ishte thjesht një mbulesë: ishte Rosalia – “e lindur për lirinë e saj, por vdiq për lirinë e saj” – qëllimi i vërtetë i ngjarjes.
Kur Ciccio Madonia thirri babain mafioz të Rosalias, Nino Pipitone, duke shpallur synimin për të vrarë vajzën e tij, “fajtore” për tradhti, ishte vetë ky i fundit që thirri “dashnorin” e saj për të kryer ekzekutimin. Një ditë pas pritës, grupi inskenon vetëvrasjen e mikut të Rosalias, i cili u hodh nga ballkoni i shtëpisë nga dy mafiozë.
Dhe përsëri: Giuseppe Lucchese vrau kunatën e tij në vitin 1984, në barin “Alba” në Palermo, sepse “ajo flirtonte me të tjerë”, ndërsa burri i saj, Antonio, ishte në burg.
Në vitin 1982, ai kishte vrarë motrën e tij, Pinën, sepse megjithëse ishte e martuar, ajo kishte një lidhje me një këngëtar të muzikës së lehtë, Giuseppe Marchese, i cili u vra dhe u “ç’nderua”, pasi u gjet me organet gjenitale në gojë.
Nuk duhet të jetë çudi, që shpesh familja e gruas “mashtruese”, dekreton dënimin: dhënia e urdhrit me vdekje të të afërmes, do të thotë pastrim i emrit, mos delegim i detyrës te të tjerët dhe mbi të gjitha t’u tregohet të gjithëve se asgjë nuk falet për ata që shkelin kodin e nderit.
Siç ndodhi në vitin 1995, me Alessandro Alleruzzon, djalin e shefit Santo, i njohur si “a’ vipera”, i cili drejtonte grupin “Paternò” të “Cosa Nostra”-s.
Motra Nunzia, pas largimit nga bashkëshorti, kishte vendosur të mos kishte një lidhje të re ekskluzive. Alleruzzo e çoi në fshat, e qortoi që kishte dalë disa mbrëmje me burra të ndryshëm, ndërsa fëmijët ia besuan gjyshes; më pas – ndërsa ajo ishte me shpinë dhe nuk shikonte gjë – qëllohet për vdekje, duke u ekzekutuar në kokë.
Disa gra, në këtë dinamikë terrori, zgjedhin të bëhen xhelate përpara se të bëhen viktima: në fund të viteve ’80, kamorristi Nicola Nuzzo, u godit për vdekje në një klinikë romane me urdhër të gruas së tij, Carmela Frezza De Rosa.
Nuzzo kishte zbuluar se ajo kishte një lidhje me mjekun e familjes: gruaja kishte frikë nga hakmarrja ndaj vetes dhe fëmijëve të saj, ndaj vrasja e burrit të saj, dukej e vetmja rrugëdalje. “Nderi” i “Camorra”-s për familjen u vu në vend nga vëllai i vogël i Nuzzo-s, Raffaele, i cili vrau mjekun.
Këto janë sjellje ekstreme, sigurisht. Por mafiet, të lejojnë të shikosh më në brendësi të realitetit, pa shumë qëndrime. Në këtë kuptim, premisa e ekzistencës së një morali mafioz është kapilariteti i një morali represiv – “ende fanatik”, për t’iu kthyer titullit të esesë – në shoqëri.
Një moral, sipas të cilit seksi është i keq, duhet të praktikohet në rrethana të kufizuara, të shpenguar me ndjenjën brenda një angazhimi monogam. Një moral, sërish, që e bën “mafioz” gjuhën tonë, duke përdorur disa shprehje në mënyrë të gabuar, nga “dashnor” në “tradhti”, apo disa terma seksuale, të përdorura si instrumente fyerjeje.
Nëse mafiet strukturohen gjithmonë rreth obsesionit monogam, nëse bosët ndiejnë se fuqia e tyre lëkundet, kur shkelet monogamia, atëherë çlirimi seksual është padyshim një akt anti-mafia, një autostradë për të çmontuar mentalitetin mafioz në rrënjë.
Kapërcimi i këtyre historive, ka kuptim atë që Don Peppino Diana, zgjodhi të thoshte në veprimtarinë e tij baritore me djemtë e grupit.
Në takimet e skautëve, ai fliste për organizimin e jetës me gëzim, për zgjedhjen e kërkimit të lumturisë, lirinë e udhëtimit, të dashuruarit, të gabimeve dhe këto indikacione i lidhte me angazhimin antimafia.
Unë pyesja veten, si adoleshent, çfarë lidhje kishin këto gjëra me tenderët, apo me të shtënat me armë dhe unë reflektova mbi nevojën për të ftuar në vend që raportoja, për të studiuar fuqinë e bosëve, për të shuar çifligjet e tyre, për të ndezur dritën në vendgrumbullime.
Por isha gabim.
Zgjedhja e parë kundër praktikës mafioze, është thyerja e rregullave të saj, zbërthimi i devijimit moralist, çmontimi në jetën e përditshme, mekanizmat e pranuar nga shoqëria që janë të rëndësishme për pushtetin kriminal.
Zgjedhja e jetës, seksualiteti pa kufizime, një trup që nuk i nënshtrohet kontrollit të konventës, është një akt anti-mafia.
“Corriere della Sera”; Përshtati në shqip gazeta “Si”