Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën dhënien me qira me tarifën simbolike prej 1 Euro të 9 mijë metrave katrorë tokë në bregdetin e Drimadhës, në favor të shoqërisë “WHITE ROADS HOTEL”, në pronësi të biznesmenit Lorenc Gjikuria.
Kjo kompani ka përfituar statusin e “Investitorit strategjik” nga Komiteti i Investimeve Strategjike, që drejtohet nga kryeministri Edi Rama, për ndërtimin e një hoteli dhe 150 vilave në fshatin Gjilekë të Bashkisë së Himarës.
Vendimi për “dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë për 99 vjet me tarifën 1 (një) euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si qiradhënës dhe shoqërisë “WHITE ROADS HOTEL”, sh.p.k., si qiramarrës…”, parashikon një tokë “truall” me sipërfaqe totale 9157.2 m2… ëhtë një akt tjetër kriminal në vazhdën e zhvatjes së pronës publike.
Pas investitorit strategjik si Gazmend Paja & Co, me ligjin e qeverisë dhe çudirat nga Komiteti i Investimeve Strategjike, që drejtohet nga Rama, çdo pensionist shqiptarë mund të bëhet ivestitor strategjik.
Kush është ai biznesmen apo milioner, që nuk do të investonte në bashkëpunim me një pronarë toke “pa pronë”, e duke marrë shkas me rastin në fjalë, nuk do të paguante një tarifë qesharake prej 9157.2 euro në vit për 99 vjet?!
Pra investitorët strategjik mund t’i gjesh në çdo kafene duke luajtur domino, mjafton të jenë bythë e brekë me KIS-n e drejtuar nga kryeministri. Kjo skemë e lënë trashëgimi nga ata që e shitën dhe e gremisën shtetin shqiptar, është metododa më skandaloze e grabitjes së pronës shtetërore.
Ne fakt ligji “Shqipëria 1 euro”, është nismë e marrë nga ish-kryeministri Berisha gjatë kohës që ka qenë në pushtet, e cila u prezantua në vitin 2006, një vit pasi kishte marrë në dorë qeverinë.
Padyshim kjo nismë u kritikua nga Edi Rama në atë kohë në opozitë, duke cituar fjalët: “Shtatë vjet qeverisje nuk kanë arritur të ndryshojnë asgjë në drejtim të punësimit. Asnjë reformë nuk ka sjellë punësim: As Shqipëria 1 euro, as Shqipëria superfuqi energjetike.”
“Pasuritë shtetërore, me sipërfaqe mbi 500 m², u jepen të tretëve edhe me kontrata qiraje, me tarifë simbolike 1 euro/kontrata, kur një subjekt, propozon që aty ai të zhvillojë aktivitete prodhuese industriale në nivele investimi mbi 10 milionë euro, apo edhe veprimtari të regjimit “Fason”,- shkruhet në ligjin e miratuar nga Këshilli i Ministrave.
Por e vërteta është totalisht në kundërshtim me ligjin! Hoteleria dhe turizmi nuk kanë asnjë lidhje me investimin strategjik, por Rama ose nuk di të lexoi ose është analfabet funksional që nuk kupton atë që lexon e që shpreh ligji. Duke njohur Ramën, afërmendsh të krijohet përshtypja që këtu nuk kemi të bëjmë me padije, por për një shejtan-budalla, që djallëzisht ligjet që premtoi se do t’i ndryshojë për të marrë pushtetin, po i përdor si “armë krimi” me postulatin fajin e ka Saliu.
Vetëm pak rrjeshta të lexoi një prokuror apo gjyqtarë, nga këto paçavure, Edi Rama dhe gjithë shpura e tij shkojnë para drejtësisë pa asnjë provë mbrojtje. Eshtë e pafalshme të mos kuptosh dhe të mashtrosh duke e ditur, se ky ligj kurrë nuk mund të jetë i adoptueshëm për investime turistike në toka perla ku çdo investor do të lutej për ta blerë me çmimin e tregut.
Nisma që synohet të nxisë biznesmenët kryesisht të huaj, palëve të treta investitore u jepen pasuri publike shtetërore me pagesë simbolike vetëm një euro në vende ku papunësia ishte e madhe dhe ku tokat janë djerrë dhe të pashfrytëzuar.
Për ata që nuk e mbajnë mend, kjo nisëm fillimisht u kritikua nga Rama kur ishte në opozitë, por një vit pasi mori pushtetin, pra në vitin 2014-ën, e implementoi vetë atë duke e copëtuar Shqipërinë si plaçkë e rëndomtë, në duart e oligarkëve dhe miqve klloun.
Neni 3/19 thotë se: “Zonat me përparësi zhvillimi” janë zonat rajonale dhe/ose lokale të qeverisjes vendore, të përcaktuara si të tilla me vendim të Këshillit të Ministrave, të cilat konsiderohen për mbështetje të posaçme për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe punësimin.
Por qeveria Rama bëri një ligj të ri Nr. 55/2015, për të falur pronat e bregdetit duke futur edhe ndërtimin e infrastrukturave turistike, si investim strategjik, pa përcaktur se si do veprohej me truallin ku do të investohen 5 milion euro dhe do të punësohen 80 persona, sepse kjo nuk është asgjë më shumë se një intrigë tjetër e qeverisë Rama, si armë krimi dhuratë e lënë nga Sali Berisha.
Në korrik, qeveria vendosi t’i shiste një sipërfaqje toke truall prej gati 9 mijë metrash katrorë kompanisë “Green Coast” shpk, duke aplikuar një çmim shitjeje shumëfish më të ulët se tregu, të barabartë me 2135 lekë ose 18.2 euro për metër katror.
Në nëntor të 2021, Këshilli i Ministrave i shiti shoqërisë “Building Construction” në pronësi të shtetasit Ilir Merja, 2137 metra katrorë tokë pranë Ish-Gardës së Republikës në Tiranë, me çmim 66.9 mijë lekë për metër katror, në funksion të një ndërtimi privat që kompania po bënte në këtë zonë.
Ndërsa në prill të vitit 2021, qeveria “Rama” privatizoi me një çmim prej gati 1 mijë lekësh për metër, 55 mijë metra katrorë tokë në Hamallaj të Durrësit, në funksion të ndërtimit të fshatit turistik “Lalzi Marina” nga shoqëritë “Sviluppo Mare 1” dhe “S&D INVEST” që zotërohen nga biznesmenët Redi Peza dhe Gentjan Sula.
Gaz Paja ka fituar statusin e investitorit strategjik për të ndërtuar një resort luksoz në Dhërmi, një bashkëpunim mes 2 kompanive me vlerë 13.8 milion euro. “Dhërmi Resort” parashikon ndërtimin e një hoteli me 5 yje në një sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë. Pjesa tjetër prej 108 mijë metrash do të përdorët për të ndërtuar vilat, të cilat do të shiten nga kompanitë dhe nuk sjellin asnjë zhvillim publik për turizmin.
Kompania “Shijaku Shpk” e biznesmenit Shpëtim Shijaku, i shpallur “investitor strategjik” nga qeveria, do të ndërtojë një resort turistik në plazh me vlerë 50 milionë euro dhe do të ketë në përbërje hotele, vila (fshat turistik), shërbime të hotelerisë, parqe, hapësira për aktivitete.
Ndërkohë që statusi i investitorit strategjik i jep biznesmenit Shijaku të drejtën ekskluzive të shfrytëzimit të plazhit ranor për 30 vjet. Përveçse prona do i kalojë privatit, shteti ka marrë përsipër të ndërtojë të gjithë infrastrukturën rrugore, ujësjellësin, impiantin e ujërave të zeza si dhe nënstacionin e energjisë elektrike.
Ndërsa statusi “investitor strategjik”, është trofeu më i fundit në radhë për kompaninë “Gjikuria”. Bëhet fjalë për oligarkun me dosje penale Lorenc Gjikuria, i lakuar për tendera korruptivë, ndërtime të paligjshme, klientelizëm, shkatërrim të pasurive natyrore, etj.
Lenci njihet si ortak në interesa financiare me ndihmën e kahershme të Damian Gjiknurit dhe Sandrin e listës së zezë për shantazh dhe gjoba mediatike, pastrim parash, pallate dhe tendera të kamufluara.
Po opozita e kanaleve dhe e djegsave pse është verbuar… apo harroi sulmet kundra kompanisë Rozafa, që investoi në një ferrishte në Labinot dhe ka punësuar mbi 1500 njerëz duke i ndryshuar jetesën zonës?!
Apo Rama tani po e zbukuron Shqipërinë me hajdutërinë me ndihmën e ligjit “Shqipëria 1 euro”, të cilin e ka bërë leckë si armë krimi të dhurar nga Sali Berisha dhe natyrisht foltorja se shkrep dot./Ekskluzive.al