Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla , ka reaguar pas publikimit të lajmit për arrestimin e biznesmenit me origjinë armene Lev Aslan në SHBA për mashtrim financiar, i cili ka marrëdhënie të afërta me kryeopozitarin Lulzim Basha.
Në një postim në rrjetet sociale, referuar lajmit të publikuar nga CNA.al, Balla ka ironizuar me kreun e opozitës, duke thënë se Basha nuk i njeh këta persona, pavarësisht se ka qenë në dasmën e tyre.
“No comment!!! Nuk i njeh, por i ka qenë “padrino” (kumbar) në dasëm”, ka shkruar Balla në rrjetet sociale.